Lajme

Ramush Haradinaj i gëzohet anëtarësimit të Malit të Zi në NATO

Autori: Gazeta inFokus 15:26 | 07 June 2017

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, i është gëzuar anëtarësimit të Malit të Zi në NATO.

Haradinaj ka thënë se ky është hap drejt përmirësimit të ambientit të sigurisë në rajon por hapi përfundimtar do të jetë anëtarësimi i Kosovës në NATO, transmeton Infokusi.com

Postimin e plotë të Haradinajt bërë në rrjetin social “facebook” mund ta gjeni më poshtë:

-Advertisement-

“Me ceremoninë e sotme në selinë e NATO-s, Ballkani tashmë ka edhe një shtet në NATO.

Ky është lajm i mrekullueshëm për sigurinë rajonale, rrjedhimisht edhe për Kosovën. Anëtarësimi i Malit të Zi në NATO është edhe një hap drejt përmirësimit të ambientit të sigurisë në rajonin tonë, edhe një hap drejt kontributit rajonal në sigurinë globale.

Hapi përfundimtar për sigurinë rajonale është anëtarësimi i Kosovës në NATO, duke uruar që edhe Maqedonia do ta arrijë këtë së shpejti, ndësa Serbia të fillojë sa më shpejt politikat bashkëpunuese.

Qeveria e Kosovës, pas 11 qershorit, do të forcojë marrëdhëniet bilaterale dhe multilaterale me fqinjtë, bazuar në parimet e fqinjësisë së mirë dhe të barabartë. Me Malin e Zi jemi shtete mike dhe do të përfundojmë edhe çështjen e demarkacionit me dialog dhe qasje të përbashkët.

Alternativa jonë strategjike është anëtarësimi në NATO, si kontribut për sigurinë nacionale, paqen në rajon dhe përballimin e kërcënimeve dhe sfidave transnacionale, duke përfshirë këtu edhe përballjen me influencën në rritje të Rusisë në Ballkan.”/INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera