Pacolli: Në familjen e madhe rugoviane nuk ka kandidatë të akuzuar e të dënuar
Autori: Gazeta inFokus 14:40 | 07 June 2017
Koalicioni LDK AKR sot në Kamenicë mbajtën fushatë zgjedhore.
Kandidati për kryeministër Avdullah Hoti, theksoi se fokusi kryesor i qeverisjes së tij me koalicionin, do të jetë zhvillimi ekonomik i vendit.
Hoti gjithashtu ka garantuar se me koalicionin do të ndërtohet një shtet i fort e demokratik, derisa ka shtuar se heroizmat e Kosovës sipas Hotit janë bizneset dhe punonjësit.
“Andaj do të vazhdojmë me synimet tonë për zhvillim ekonomik”, tha kandidati për kryeministër.
Ndërsa kryetari i LDK-së Isa Mustafa, e ka quajtur koalicion të fitores bashkëpunimin parazgjedhor me AKR-në e Alternativën, duke u shprehur i bindur se i njëjti do të arrijë qëllimin.
Mustafa tha se programi i LDK-së është më i miri dhe do të bëjë kthesa për zhvillim ekonomik, punësim, integrim dhe prosperitet.
Presidenti i AKR Behgjet Pacolli koalicionin LDK-AKR-Alternativa e quajti familje të madhe rugoviane.
Sipas tij, ky koalicion është i paqes që kanë vullnet për punë dhe rikthimin e shpresës për të gjithë qytetarët e Kosovës.
“Andaj, Kosova ka nevojë për një mirëqenie ekonomike dhe ky koalicion mundet ta bëjë Kosovën të dashur dhe të fuqishme ekonomikisht. Kjo listë nuk është e përfshirë me kandidatë të akuzuar dhe dënuar. është listë e pastër. Andaj votojeni këtë koalicion të shpresës”, tha Pacolli.
Të tjera
-
OSCE shprehet e shqetësuar që KQZ-ja s’e certifikoi Listën Serbe
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë me mision në Kosovë, ka shpre...
-
Parashikimi i motit për të martën
Për të martën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe pritet kohë pas kohe të ...
-
Limaj në Odën e Karadakut: Mes bashkëluftëtarëve, ndjeva një krenari të veçantë për të kaluarën, por edhe për të ardhmen e Kosovës
Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka qëndruar në Odën e Karadak...
-
Bedri Hamza në konventën e rinisë së PDK-së: Ne ofrojmë vizion e program për një Kosovë që u jep mundësi të rinjve
Të rinjtë e PDK-së e kanë mbajtur një konventë për t’i promovuar kandidatët m...
-
Krasniqi: LDK-ja feston 35 Vjetorin, trashëgimia e Rugovës do të mbijetojë përjetësisht
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka uruar 35 vj...
-
Dokument: Ministritë e Sveçlës dhe Gërvallës u pyetën nga KQZ-ja, por nuk dolën kundër Listës Serbe
KQZ-ja e ka dërguar në MPB dhe në MPJD listën me kandidatët për deputetë të L...
-
Rohde për moscertifikimin e Srpska-s: Është procedurë që nuk duhet të politizohet
Jorn Rohde, ambasador i Gjermanisë në Kosovë, duke komentuar moscertifiki...
-
Haradinaj: Aleanca me partnerët, forca e vetme për përparim e zhvillim të vendit
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Pa shenja jete është gjetur një person, sot në fshatin Veli Breg të Zubin Pot...
-
Dalin rezultatet laboratorike për mandarinat e Shqipërisë, AUV: Janë të sigurta për konsum
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë bazuar në rezultatet laboratorike konfir...
-
KQZ çertifikoi një kandidat për deputet që ndodhet në Gjykatën Speciale!
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka certifikuar kandidaturën për deputet të I...
-
‘Po mbahet peng’: Grenell e shpërndan fjalimin e Ramës në Kuvend për Hashim Thaçin
Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin, Richar...