Lajme

Sherr natën në Tiranë/ Gruaja i sulet komshiut: Bir ku*ve, ta shqyej gojën

Autori: Gazeta inFokus 13:44 | 07 June 2017

Është mesi i natës, por për banorët e Kombinatit në Tiranë, duket se është koha më e mirë për të sqaruar problemet mes tyre duke “alarmuar” lagjen dhe shpërthyer në të shara e ofendime.

JOQ publikon dy video, nga dy pozicione të ndryshme, nga qytetarë që me sa duket janë duke “shijuar shfaqjen” që po ndodh.

Mendohet se shkak i këtij sherri është çështja e hedhjes së mbeturinave. Në video mund të dëgjohet qartë gruaja e cila i vërsulet një burri, që me shumë gjasa është komshiu i saj: “Ato shishe i kam hedhur unë, mor bir ku*ve” dhe më pas shpërthen në kërcënime si: “Ta shqyej gojën”.

Diskutimi mes tyre duket se ka shkaktuar mjaft tension, saqë ka përfunduar dhe në një sherr, jo vetëm verbal, por edhe fizik.

-Advertisement-

Në video dëgjohen shuplaka dhe ngritje zërash dëgjohen në video, sa dyshohet që prezent të jetë dhe një polic për të qetësuar gjendjen./ JOQ

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
-Advertisement-

Të tjera