Lajme

KQZ tregon se a do të anulohen zgjedhjet në veri, pas përplasjeve të serbëve!

Autori: Gazeta inFokus 13:33 | 07 June 2017

Gjashtë subjekte politike serbe i kanë hyrë garës për zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit në Kosovë. Në këto ditë fushate janë ‘nxehur gjakrat’ ndërmjet disa prej tyre.

Veriu i Republikës ka qenë cak i përplasjeve ndërmjet përfaqësuesve të Listës Srpska të Slavko Simiqt si dhe partisë së ish-ministrit, Aleksandër Jabllanoviqit. Mirëpo, këto fërkime nuk munden ta ndalojnë procesin e zgjedhjeve ditën e diele.

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valde Daka ka thënë për “Indeksonline se institucioni të cilin përfaqëson ajo do t’i organizojë zgjedhjet në gjithë territorin e vendit, duke përfshirë edhe pjesën veriore.

-Advertisement-

Sipas saj, çështja e sigurisë është në kompetencën e organeve të policisë dhe të atyre të drejtësisë.

“Në veri i kemi komisionarët tanë që janë të emëruar. Ka vëzhgues nga Bashkimi Evropian. Kështu, do të jemi gati edhe për atje”, është shprehur ajo. /Indeksonline/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera