Lajme

Dorëzohen formularët e ankesave për personat e verbër gjatë procesit zgjedhor

Autori: Gazeta inFokus 11:11 | 07 June 2017

Shefi i Misionit të OSBE-së, Ambasadori Jan Braathu, ka vizituar Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa me ç’rast ka dorëzuar formularin e ankesave në alfabetin Brail për personat e verbër.

Ambasadori, Jan Braathu tha se më anë të këtyre formularëve personat e verbër do të kenë mundësi të kenë qasje të plotë në këtë proces zgjedhor.

Ndërkaq kryetarja e PZAP, Gyltene Sylejmani tha se janë përgatitur gjithsej 500 formularë për ankesa në alfabetin Brail dhe këta formularë do të mundësi të raportojnë për çdo shkelje që do të mund të iu bëhet këtyre personave.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera