Sport

⚽️ ‘Çmendet’ Zidane: Largon shtatë lojtarë nga Reali (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 17:47 | 06 June 2017

Real Madrid do të bëjë disa ndryshime në skuadër gjatë kësaj vere, duke larguar hiç më pak se shtatë lojtarë.

Pavarësisht se Real Madrid këtë sezon fitoi La Ligan dhe Ligën e Kampionëve për të dytin vit radhazi, trajneri Zinedine Zidane do të bëjë disa ndryshime.

Ai nuk është i kënaqur me disa lojtarët, të cilët pritet të largohen gjatë kësaj vere, ndërsa të tjerë të do të ofrohen në skuadër, shkruan AS.

Tashmë dy lojtarë janë larguar Pepe dhe Coentrao. Njërit i kishte skaduar kontrata, ndërsa i dyti do të huazohet në Sporting.

-Advertisement-

Por, rrugës së tyre janë edhe pesë futbollistë të tjerë, të cilët nuk kanë vend në skuadrën e trajnerit francez.

I pari që do të largohet është James Rodriguez, për shkak të minutazhës së vogël dhe mos përshtatjes në stilin e lojës së Zidane.

Për të njëjtën arsye do të largohet edhe sulmuesi Alvaro Morata, i cili para një sezoni u kthye në skuadër nga Juventus.

Largim tjetër i madh është edhe ai i portierit Keylor Navas, i cili nuk dëshiron të jetë portier i dytë, pasi Reali pritet që gjatë kësaj vere të transferoi portierin e Manchester Unitedit, David de Gea.

Dy largimet tjera më pak të dhimbshme janë ai i mbrojtësit të djathtë Danilo dhe i sulmuesit të talentuar Mariano.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera