Pacolli: Nuk ka më vend për zhvatje, ndryshimi fillon me fitoren tonë
Autori: Gazeta inFokus 15:42 | 06 June 2017
Ne kuadër të Fushatës Zgjedhore, Aleanca Kosova e Re bashkë me partnerët e koalicionit nga LDK-LD-Alternativa, ka mbajtur sot një tubim me qytetarë në Shtime, ku është prezantuar plan programi qeverisës i këtij koalicioni.
Me këtë rast Presidenti i Aleanca Kosova e Re Behgjet Pacolli, tha se data 11 qershor ka rëndësi të madhe në dy aspekte, në vënien e themelit për një ardhmëri të fëmijëve të Kosovës dhe në ndarjes nga e keqja.
Duke i falënderuar qytetarët e Shtimes për mikpritje, Pacolli e rinkonfirmoi edhe njëherë mbështetjen për kandidatin për kryeministër Dr.Avdullah Hoti.
Ai tha se Kosova ka nevojë ta përmirësojë imazhin e saj para miqve ndërkombëtar dhe se këtë do ta bëjë vetëm koalicioni LDK-AKR.
”Qeveria jonë do të jetë qeveri që do të punojë për interesat e qytetarëve dhe që do ta përmirësojë imazhin e shkatërruar të Kosovës. Prandaj dilni dhe votoni, sepse nuk ka vend e as mundësi që kjo zhvatje e Kosovës të vazhdojë më tutje”, tha Pacolli ndër të tjera, ai tha se ndyshimi do të fillojë me fitoren e koalicionit AKR-LDK-LD-Alternativa.
Në fjalën e tij para qytetarëve të Shtimes, kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit Dr Avdullah Hoti, tha se njerëzit e provuar në fushën e politikes, biznesit e shkencës janë bërë bashkë për ta udhëhequr Kosovën. “Ne ju kemi qëndruar pranë në kohërat më të vështira, tash ju garantoj se do jemi bashke edhe në ndërtimin e demokracisë”, ka theksuar Hoti.
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...