Sport

⚽️ Batatinës i vlon gjaku: Gashi, një bubrrec për mua

Autori: Gazeta inFokus 14:07 | 06 June 2017

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka ngulur këmbët t’i shkojë një pune deri në fund, kërkon drejtësi dhe me këmbëngulje që të largohet KF Besa e Pejës nga elita e futbollit. Sipas tij, Besa ka bërë dallavere dhe ka edhe fakte. Ai në një postim të tij, ka kritikuar ashpër shumë ashpër. Ja postimi i plotë i tij pa ndërhyrje:

“Shkumbim Gashi “Tuxhari” i kurdisjeve je një bubrrec për mua ti nuk ki vlera të asnjë fushe të merresh me mua ndoshta ki qef të bësh emër duke më përmendur por e ke prishë kampionatin ma seriozë në vitet e fundit pas pranimint në arenen ndërkombëtare të futbollit Kosovarë, T’u ka kallë bishti ty tash se prokuroria duhet të marr masa ndaj teje pikërisht se ti i ke urdheruar lojtaret me lshu lojen me Prepçën dhe me mbet baras 2:2 Së shpejti do të triumfojë drejtësia. Njerëz si ti nuk i duhen futbollit as politikes as shtetit ….Por do të bëhet mirë se ose Ferizaj ose Drita nëse deshtonë ne barazh do të rikthehet njëra ne superligë, ndërsa ti do ta shijosh ligen e dytë nëse përfillen rregullat sportive…”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera