KQZ-ja u ofron mundësi personave të verbër dhe me të pamur të dobësuar të votojnë përmes shabllonëve me shkrimin Brail
Autori: Gazeta inFokus 11:22 | 06 June 2017
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka priti sot në takim kryetarin e Shoqatës së të Verbërve të Kosovës, Bujar Kadriu dhe drejtorin e qendrës së ofrimit të shërbimeve në këtë shoqatë, Daut Tishuku.
Në konferencën e përbashkët u bë e ditur se edhe në Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do t’u mundësojë të votojnë edhe të gjithë atyre qytetarëve me të drejtë vote e që janë të verbër dhe me të pamur të dobësuar. Votimi në mënyrë të pavarur dhe në konfidencialitet të plotë, edhe për këtë kategori, mundësohet përmes shabllonëve në shkrimin e Brailit.
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka prezantoi para mediave formën e shabllonit në shkrimin Brail, i cili do të dërgohet në çdo Qendër Votimi, në 889 sosh në të gjithë Republikën e Kosovës.
Shabllonët në shkrimin Brail janë të shtypur në atë mënyrë që fletëvotimi të vendoset në të dhe pasi të përfundojë votimin, ta nxjerrë atë nga shablloni, ta palos dhe ta hedhë në kutinë e votimit.
Kryetarja Daka u shpreh se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që nga viti 2009 u mundëson të gjithë qytetarëve me të drejtë vote nga kjo kategori votim të pavarur dhe të fshehtë dhe është shprehje e përkushtimit të institucionit tonë që të gjithë qytetarëve t’u ofrojë shërbime sipas nevojave të tyre.
Ndërsa, z. Kadriu dhe z. Tishuku falënderuan Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për ofrimin e kësaj mundësie.
Shabllonët në shkrimin Brail janë të shtypur në atë mënyrë që fletëvotimi të vendoset në të dhe pasi të përfundojë votimin, ta nxjerrë fletëvotimin nga shablloni, ta palos dhe ta hedhë në kutinë e votimit.
Gjithashtu, në çdo Qendër Votimi do të jetë edhe Lista e Kandidatëve të Subjekteve Politike në shkrimin e Brailit, ku qytetarët me të drejtë vote të kësaj kategorie të mund të informohen për kandidatët dhe subjektet politike që janë në garë.
Të tjera
-
Një pjesë e Ferizajt pa rrymë, KEDS-i thotë se ka mbingarkesë, kërkon nga qytetarët ta kursejnë rrymën
Qyteti i Ferizajt po përballet me reduktime të mëdha të energjisë elektrike. ...
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
Gjykata Federale ka ndaluar dy deportime të kriminelëve në javët e fundit. Në...
-
PZAP e konfirmon që kanë pranuar ankesë nga Lista Serbe
Lista Serbe është ankuar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP...
-
Vuçiqi takohet me ambasadorin rus, i flet edhe për Kosovën
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, është takuar me ambasadorin rus në Serbi, ...
-
Raportohet për zjạrr në ashenshorin e Kullës Eifel, evakuohen turistët
Është raportuar për zjarr në ashensorin e Kullës Eifel, ku më pas janë evakuu...
-
Moscertifikimi nga KQZ- Lista Serbe ka 48 orë kohë të ankohet në PZAP, nëse rrëzohet rasti shkon në Supreme
Lista Serbe dje nuk u certifikua nga KQZ për pjesëmarrje në zgjedhjet e 9 shk...
-
Djali i Fadil Fazliut: Të presim në Kosovën heroike që ti i dhe aq shumë nga vetja jote
Fahri Fazliu i ri, djali i Fadil Fazliut, që nga arrestimi i babit të tij i c...
-
Memli Krasniqi flet për hitin ‘’Simpatia’’, thotë se Edona Llalloshi ia huqi partisë
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka komentuar përfshirjen e këngëtares Edona...
-
Osmani uron festën e Krishtlindjes: Mundësi reflektimi për shpresën, bujarinë e bashkimin – Gëzuar
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka uruar festën e Krishtlindjes duke thën...
-
Ipeshkvi Gjergji uron Krishtlindjet: T’i lutemi Zotit të na mbush me paqe, gëzim dhe forcë
Ipeshkvi Imzot Dodë Gjergji ka uruar Krishtlindjes, duke thënë bërë thirrje q...
-
Vdẹs infermierja e QKUK-së, SHSKUK shpreh ngushëllime
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka njoftuar se infermierj...
-
Radoniqi: Moscertifikimi i Listës Serbe s’ka bazë ligjore
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka thënë se m...