PDK-AAK-NISMA

PDK Gjilan: Luta ta kursejë UÇK-në

Autori: Gazeta inFokus 15:57 | 05 June 2017

Dega e PDK-së në Gjilan ka reaguar të hënën ndaj ofendimeve të përsëritura që kryetari i Degës së LDK-së Lutfi Haziri po i drejton në adresë të koalicionit të PDK-së, duke mos kursyer as ofendimet për UÇK-në, duke thënë se një gjuhë e tillë e shthurur i shkon përshtati vetëm atij dhe mund të kuptohet vetëm kur e njeh, siç thuhet, një mostër të tillë dhe i kërkon që të mos shpifë dhe të mos bëjë thirrje për urrejtje.

Në një komunikatë për media, Dega e PDK-së në Gjilan kërkon nga Lutfi Haziri, që para së gjithash, ta kursejë UÇK-në nga komentimi në kontekstin pezhorativ e shpifës kur përdor termat komandant dhe kur brigadat i quan brigada të kuqe, pasi kjo është e pa tolerueshme për një zyrtar të këtij shteti, ndonëse Lutës i falet.

Dega e PDK-së në Gjilan thekson se për hir të së vërtetës nuk do të lejojë që këto vlera dhe simbole, të cilat gjenden te koalicioni PDK, AAK, NISMA, Lëvizja për Bashkim e të tjerët, të përdhosen për interesa elektorale dhe se UÇK, komandantët dhe brigadat i përkasin historisë së gjithë popullit, pa dallime partiake.

-Advertisement-

“Pak rëndësi ka që drejtuesit kryesorë sot janë në këtë koalicion. Përqeshja e tyre dhe aludimi pezhorativ në çfarëdo forme është i papranueshëm dhe nuk do të lejohet. Ndërkaq, aplauduesit e ofendimeve të tij duhet të kenë të qartë disa fakte, pse vjen kjo gjuhë që synon të manipulojë me ndjenjat e tyre”, thuhet në reagim.

Për më tepër, Dega e PDK-së në Gjilan vlerëson se Lutfi Haziri po përdor simbolika të zbrazëta dhe ofendime për ta hipnotizuar elektoratin e tij, në mënyrë që t’i shpëtojë llogaridhënies për fundin e tij të dështuar.

Në zgjedhjet e fundit, Dega e PDK-së në Gjilan përkujton se Lutfi Haziri i kishte kërkuar votat për projekte zhvillimore, e jo për elozhet për figurat historike, pasi heronjtë i bën të rëndësishëm vepra e tyre e jo elozhet e Hazirit.

“Luta nuk është kryetar i Institutit të Historisë as i Akademisë së Shkencave që të merret me hartimin e enciklopedive as të albumeve të heronjve. Ai më së paku i njeh heronjtë. E historia e tyre më së paku ka nevojë për dekoratat e Lutës. Duke i parë këto dështime: I refuzuar nga partia e tij në qendër, besimin e humbur nga qytetarët, telashet e mëdha që ka me bizneset dhe me ligjin, të cilat përditë po i dalin për fushe, Lutfi Haziri është bërë më histerik se kurrë. Ai, me një “qetë ushtarësh” që madje as komandant s’patën kurrë, po merret me kampionin – fituesin e zgjedhjeve të ardhshme, Partinë Demokratike të Kosovës, me Kadriun e Ramushin – me “vrasësit” – siç ai me urrejtje i quan drejtuesit e UÇK-së, ata të cilët në fakt ishin vrasësit e frikës dhe të robërisë shekullore”, thuhet më tej në reagim.

Dega e PDK-së në Gjilan i bën thirrje Hazirit që të mos gënjejë, të mos shpifë, të mos ofendojë dhe të mos bëjë thirrje për urrejtje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera