Lajme

Pacolli në Ferizaj premton rritje ekonomike dhe dyfishim të buxhetit

Autori: Gazeta inFokus 13:12 | 05 June 2017

Aleanca Kosova e Re ka mbajtur sot një tubim me qytetarët e Ferizajt, ku ka prezantuar pikat programore që do të zbatohen në qeverisje si dhe listën e kandidatëve për deputetë.

Në këtë tubim ku të pranishëm ishin një numër i madh i qytetarëve Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli u zotua se bindshëm do të qëndrojë pas interesave të qytetarëve të Kosovës.

Ai ka kërkuar nga qytetarët e Ferizajt që të veprojnë drejtë më 11 qershor për perspektivën dhe të mirën e fëmijëve të tyre.

-Advertisement-

“Nuk guxojmë të lejojmë askënd të manipulojë me votën tonë. Nuk kemi votë për të shitur, nuk kemi dinjitet për të shitur. Ju lus që me datën 11 qershor të votoni në mënyrë masovike, kështu tregoni se e doni Kosovën”, ka thënë Presidenti Pacolli dhe ka shtuar se koalicioni tjetër i cili jep premtime të paqena, është ai që e ka sjellur Kosovën në gjendje të mjerueshme.

“Ne jemi ata që do të krijojmë rrije ekonomike mbi 8 përqind çdo vit, kjo do të mundësojë rritje buxhetore, e cila krijon kapital për të ndërtuar infrastrukturë dinjitoze”, ka thënë ai.

Pacolli në fjalimin e tij ka drejtuar kritika të ashpra ndaj institucioneve lidhur me shkatërrimin e ambientit. Ai ka thënë se është koalicioni i shpresës ai që do ta ndal këtë dhunim që i bëhet ambientit që nga paslufta.

Qytetarët e pranishëm me një fjalë rasti i ka përshëndetur edhe kryetari i degës së AKR-së në Ferizaj, njëherit kandidati për deputet nga Ferizaj, Labinot Tahiri.

Ai ka thënë se Behgjet Pacolli është kontribues për çdo gjë që ka të mirë Kosova. “Presidenti Pacolli ka mbi 15 mijë punëtorë në të gjithë botën, ky njeri e ka zemrën e punëtorit. Shumë herë shtëpia ime është trokitur për t’ju bërë zgjidhje qytetarëve të kësaj ane dhe ajo më ka shtyrë që të futem në rrugëtimin tim në politika që tu bëjmë qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Tahiri.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera