Lajme

Terroristi i Londrës mbante një kartë identiteti irlandeze kur u qëllua nga policia

Autori: Gazeta inFokus 13:06 | 05 June 2017

Një nga terroristët e Londrës po mbante një kartë identiteti irlandeze kur u qëllua për vdekje nga policia.

Deklarata e forcave të sigurisë vjen pas raportimeve se një nga tre sulmuesit u shfaq edhe në një dokumentar mbi xhihadistët e Britanisë së Madhe.

27-vjeçari, i cili thuhet se jetonte në lindje të Londrës, ishte fotografuar i shtrirë në tokë pasi policia qëlloi sulmuesit që masakruan 7 persona dhe plagosën 48 të tjerë.

-Advertisement-

Një televizion irlandez njoftoi se autoritetet gjetën letërnjoftim irlandez në trupin e një prej të dyshuarve, që besohet të ketë me origjinë maroken por se ka jetuar më parë në Irlandë.

Së bashku me dy persona të tjerë ai hyri me furi me një furgon mes këmbësorëve në Urën e Londrës.

Më pas xhihadistët lanë automjetin dhe filluan të sulmonin njerëzit në zonën e njohur si “Borough Market” në anën jugore të lumit Thames, thanë dëshmitarët

7 persona kanë humbur jetën dhe 48 persona kanë pësuar lëndime dhe po trajtohen në spital.

Kryeministrja britanike tha se disa prej tyre janë në rrezik për jetën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera