Lajme

Grabit dy herë postën e njëjtë: 4 vjet e gjysmë burg për kosovarin

Autori: Gazeta inFokus 08:26 | 05 June 2017

Një kosovar i moshës 39 vjeçare, është dënuar në Gjykatën e Sissach-ut, Kantoni Baselland me katër vjet e gjysmë burg.

Ai  akuzohej, veç tjerash për grabitjen e armatosur në dy raste të ndryshme të postës së njëjtë, në lokalitetin Läufelfingen të këtij kantoni, shkruan volksstime.ch.

Krahas dënimit me burg, ai duhet të bëjë edhe kompensimin e dëmit material dhe të paguajë shpenzimet e procedurës së gjykimit, transmeton albinfo.ch.

-Advertisement-

Sulmi i dytë i armatosur në filialin e postës kishte ndodhur më 25 janar 2016 ndërsa i pari, në nëntor 2015.

Herën e dytë, ai kishte shkuar në orën 6.45 të mëngjesit dhe në hyrjen zyrtare të postës kishte kërcënuar me pistoletë njërin nga punëtorët, përcjell albinfo.ch. Ai e kishte detyruar atë që t`ia dorëzonte një shumë prej disa mijëra frangave dhe kishte ikur në drejtim të panjohur.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera