Gjykata Speciale dhe Ushtria do “tronditin” Kosovën
Autori: Gazeta inFokus 18:06 | 03 June 2017
Oferta të shumta për qytetarët e Kosovës dhe premtime për planet e qeverisë së re. Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës kanë sjellë në ofertë rritje pagash, pensionesh, dyfishim të buxhetit, formimin e ushtrisë së Kosovës, heqjen e vizave dhe zgjidhjen e krizës ekonomike.
Analisti Ymer Mushkolaj, thotë se fushata duket se do të ketë shumë ide dhe ikje nga përgjegjësia. Por, Kosovën e presin shumë obligime ndërkombëtare nga dialogu, demarkacioni e deri te Gjykata Speciale.
“Premtime të mëdha, në të shumtën e rasteve pa mbulesë, por me premtime që nuk kanë të bëjnë vetëm me zhvillimin ekonomik, por edhe me çështje të sigurisë që deri tani nuk kanë qenë”.
Kosova kishte nisur procesin e themelimit të ushtrisë së saj. Dokumentet janë bërë gati, por kjo mund të bëhet vetëm me ndryshime kushtetuese ose një ligj të ri. E para kërkon pajtimin e serbëve, e dyta anashkalimin e tyre.
Drejtuesi i qendrës kërkimore për politika të sigurisë, Burim Ramadani, thotë se ushtria është kthyer në njërën prej temave, por varet se si do të jetë rezultati i zgjedhjeve për serbët, shkruan Top Channel.
“Secili është i vetëdijshëm se themelimi i ushtrisë së Kosovës nuk bëhet pa partnerët ndërkombëtarë. Idea për ndërtimin e ushtrisë bazohet në zotimin që partitë politike po japin në bashkëpunimin më të ngushtë partnerët ndërkombëtarë”.
Një nga çështjet që brengos Kosovën është gjykata speciale për krimet e luftës. Aktakuzat ende nuk dihen, por mendohet se disa nga të akuzuarit mund të jenë nga politika.
Bekim Blakaj, nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Prishtinë, thotë se nuk pritet të ketë aktakuza muajt e ardhshëm.
“Mendoj që me aktakuzat e para të Gjykatës Speciale skena politike në Kosovë do të ketë një tërmet. Por përderisa nuk ka aktakuza nuk do të bëhet ndonjë diferencë”.
Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë erdhën si pasojë e krizës politike pikërisht për shkak të pamundësisë për të votuar çështje për të cilat bashkësia ndërkombëtare kërkon llogari.
Të tjera
-
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën
Marrëdhëniet e SHBA-së me Kosovën nuk janë lëkundur gjatë administratave të n...
-
Aksion i madh në Prizren: Arrestohen 19 persona të cilët dyshohet se organizuan lojëra të fatit
Janë arrestuar 19 persona në Prizren, të dyshuar për organizim të skemave pir...
-
Të paktën 5 të vrarë nga sulmet izraelite në jug të Libanit dhe Bejrut
Forcat izraelite sulmuan Libanin jugor dhe zonat në periferi të Bejrutit të p...
-
Dy vite burgim ndaj të akuzuarit se shkaktoi aksidentin ku pas disa ditësh vdiq 23-vjeçari
Eraj Temaj është dënuar me dy vite burgim pasi është shpallur fajtor për aksi...
-
Nju Jork, një shqiptaro-amerikan akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik
Autoritet amerikane njoftuan të premten arrestimin në Nju Jork të shqiptaro-a...
-
Dyshohet se e ngacmoi sẹksualisht një të mitur, arrestohet një burrë në Vushtrri
Një burrë në Vushtrri është arrestuar dje meqë dyshohet se kishte ngacmuar se...
-
Brenda një ore dy aksidente me fatalitet në Kosovë, Policia jep detaje
Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me dy aksidentet me fatalitet që ndo...
-
Reuters: Trump po planifikon të emëroj Grenellin emisar special për Ukrainën
Ish i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi,...
-
Edhe sot mëngjes i ftohtë, vazhdojnë reshjet e borës gjatë ditës
Për të shtunën parashikohet fillimisht të vazhdojnë reshjet e borës lokalisht...
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...