Lajme

Shpend Ahmeti: Këta të dy koalicioneve ose janë matematicien të dobët ose rrenca të mëdhenj

Autori: Gazeta inFokus 15:21 | 03 June 2017

Kryetari i Prishtinës dhe kandidati për deputet i Vetëvendosjes edhe nga tubimi elektoral në Therandë ka pasur fjalë të ashpra për dy koalicionet. Ahmeti ka rikujtuar shumë nga premtimet e dhëna nga ta, për mosmbajtjen e të cilave tha se duhet t’i mbajmë përgjegjës.

“Prandaj në zgjedhjen mes këtyre koalicioneve me kombinime të ndryshme që e kane qeverisë Kosovën dhe Vetëvendosjes, besoj se zgjedhja është e lehtë. Vetëvendosje është e vetmja forcë politikë që është për zhvillimin, barazinë, luftën kundër krimit dhe Bashkimin Evropian”, tha ndër të tjera, Shpend Ahmeti.

Ai po ashtu foli edhe për qeverisjen e komunës së Prishtinës, duke listuar projektet e shumta të realizuara, ndonëse tha që buxheti i Prishtinës është i njëjtë me komunën e Prizrenit.

-Advertisement-

E duke u marrë me premtimet e dy koalicioneve, siç ishte rritja e buxhetit në 5 milard euro brenda mandatit 4 vjeçar, Shpend Ahmeti tha se këta ose janë matematicien të dobët ose rrenca të mëdhenj.

Në fund, ai prezantoi kandidatët e zonës dhe ftoi për t’u votuar numri i Lëvizjes Vetëvendosje, numri 35. e më pas cilido nga kandidatët.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera