Sport

⚽️ Analizë dhe parashikim: Juventus-Real Madrid

Autori: Gazeta inFokus 13:53 | 03 June 2017

Për 90 minuta gjithçka në botë do të ndalet për të qenë dëshmitarë të përballjes së vitit në futboll. 

Juventus dhe Real Madrid do të takohen sonte, ku do të mësohet klubi më i mirë evropian për edicionin 2016/17. Te dyja skuadrat kanë nga tetë fitore dhe dy barazime sa herë që kanë përballur mes veti.

Vendi: Millenium, Cardiff
Koha: 3 qershor (e shtune), 20:45

-Advertisement-

Lajmet rreth ekipeve

Juventus

Juventusi nuk ka shqetësime rreth lëndimeve të lojtarëve kryesor.

Massimilliano Allegri mund të vendosë formacionin më të fortë që ka në dispozicion në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Realit.

Allegri ka luksin të luajë me formacion 4-2-3-1, por edhe 3-4-2-1, të cilët i ka provuar gjatë këtij sezoni në garat evropiane për klube.

Gareth Bale është aftësuar për finalen e Ligës së Kampionëve, por kjo do të thotë një problem më tepër për  Zinedine Zidane. Isco për momentin është lojtari më në formë te Reali.

Mbetet të shihet se cili prej tyre do të startojë, megjithëse tifozët kërkojnë që spanjolli të luajë para uellsianit.

Daniel Carvajal është përfshirë gjithashtu në skuadër dhe ka mundësi të filloi nëse është i gatshëm.

Kush mund të jetë lojtari i ndeshjes?

A e dini se…?

Janë realizuar mbi dy gola në 12 ndeshjet e fundit të Real Madridit të Ligës së Kampionëve.

Juventusi ka fituar shtatë nga tetë ndeshjet e fundit të Ligës së Kampionëve.

Juventusi ka fituar pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit si vendas kundër Real Madridit.

Juventusi ka shënuar më shumë se dy gola në katër ndeshjet e fundit kundër Real Madridit.

Juventusi ka shënuar së paku dy gola në katër ndeshjet e fundit kundër Real Madridit.

Vlerësimi i lojtarëve deri në finalen e Ligës së Kampionëve

Analizë

Real Madridi është duke kërkuar që të bëhet skuadra e parë në histori të Ligës së Kampionëve që do ta fitonte rresht trofeun e çmueshëm, të quajtur ‘veshgjati’.

Në anën tjetër, italianët kanë pranuar vetëm tre gola gjatë gjithë sezonit dhe dëshirojnë të fitojnë Ligën e Kampionëve për herë të parë që nga viti 1996.

Kampioni aktual italian ka humbur gjashtë herë finalen e Ligës së Kampionëve,  më shumë se çdo kush tjetër.

Pritet të shihet se a do të triumfojë më në fund Buffon apo do të shkruaj historinë Real Madridi i Cristiano Ronaldos.

Vazhdimet dhe penalltitë mund të jenë mënyra e vetme për të vendosur rezultatin e kësaj përfundimi.

Parashikimi: Juventus 1-1 Real Madrid

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera