Lajme

Presidenti Thaçi flet shqip në televizionin serb!

Autori: Gazeta inFokus 23:15 | 02 June 2017

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në një intervistë të dhënë televizionit serb “N1 Info“, ka folur për marrëdhëniet mes vendit tonë dhe Serbisë, ndikimit rus në Ballkan dhe situatës në Maqedoni.

Veçantia e kësaj interviste është mënyra e bashkëbisedimit mes presidentit Thaçi dhe gazetares së mediumit serb, Ivana Dragiçeviq.

Thaçi kishte zgjedhur që të përgjigjej vetëm në gjuhën shqipe, derisa gazetarja serbe bënte pyetje në gjuhën serbe dhe gjuhën angleze.

-Advertisement-

Në intervistë me “N1 Info”, ish-kryeministri i Kosovës deklaroi se “Kosova është Kosovë dhe Serbia është Serbi”. Thaçi po ashtu theksoi se Kosova është e gatshme të vazhdojë dialogun me Serbinë.

Intervistën e plotë në mund ta gjeni këtu.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera