Futbollisti llapjan, Valdrin Mustafa ka nënshkruar kontratë profesionale me skuadrën gjermane, Kaiserslautern, shkruan Gazetasheshi.com.
Anëtari i Kombëtares shqiptare U-19 u shpall shënuesi më i mirë në Bundesligën gjermane për të rinjt, duke fituar një kontratë profesionale më skuadrën A të Kaiserslauternit që garon në Bundesliga 2.
Lajmin për nënshkrimin e kontratës e ka konfirmuar babai i Valdrinit, Sylejman Mustafa.