Aeroporti i Prishtinës në kërkim të financimit për zgjerimin e pistës
Autori: Gazeta inFokus 12:40 | 02 June 2017
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës (ANP), “Adem Jashari”, që nga hapja është përballur me problemin e mjegullës e cila i ka nxjerrë telashe aeroplanëve në aterim.
Për të mos pasur probleme në të ardhmen me mjegullën, kompania LIMAK e cila menaxhon me ANP-në edhe për 15 vite, po shikon mundësinë që të gjejë financimin për zgjerimin e pistës së Aeroportit së që do të bënte të evitohet ky problem.
Zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës (ANP), “Adem Jashari”, Valentina Gara, ka deklaruar se për shkak të problemit me mjegull, një numër i madh i fluturimeve, sidomos gjatë stinës së dimrit divertohen për në aeroportet fqinje. “Si rezultat i kësaj, ne dhe njëkohësisht Qeveria e Kosovës gjeneron më pak të hyra. Pista aktuale ka një gjatësi prej 2500 metrave dhe ne po planifikojmë ta zgjasim deri në 3000 metra. Përveç kësaj, na duhet të investojmë edhe në sistemin e instrumenteve të aterimit dhe t’i zëvendësojmë shumicën nga pajisjet me teknologjinë më të re dhe rrjedhimisht të dalim nga kategoria CAT II në CAT III b”, ka thënë ajo për RTKlive. Gara ka bërë me dije se Kontrata e Partneritetit Publiko-Privat parasheh që investimi të financohet nga Qeveria e Kosovës dhe ne si Limak do të japim maksimumin për të filluar sa më shpejtë me realizimin e këtij projekti i cili do të jetë në favor të shfrytëzuesve të aeroportit.
Shahini: Deri më tani nuk ka kërkesë nga LIMAK-u
Muharrem Shahini nga Ministria e Financave, ka bërë me dije se deri më tani nuk ka ardhur ndonjë kërkesë nga ana e LIMAK (ANP-“Adem Jashari’), që qeveria konkretisht Ministria e Financave të përkrah të financimin e Pistës së re të Aeroportit ‘Adem Jashari”. “Deri më tani asnjë kërkesë nuk ka ardhur nga ana e LIMAK-ut që Ministria e Financave të përkrah Financimin e Pistës në ANP “ Adem Jashari”, ka thënë ai për RTKlive.
Ujkani: Navigacioni Ajror mirëpret zgjerimin e pistës
Edhe Driton Ujkani, koordinator për Marrëdhënie me Publikun në Agjencinë e Shërbimeve të Navigacionit Ajror, ka bërë me dije se me LIMAK-Kosova (ANP “Adem Jashari”) kanë bisedime të rregullta për çështje me interes të dyanshëm. “Për zgjerimin e pistës kemi pasur diskutime me Ministrinë e Infrastrukturës duke qenë se projekti është një nismë nga Qeveria e Kosovës dhe ajo si bartëse e projektit ka krijuar forumin ku kemi diskutuar në lidhje me këtë çështje.
Ne kemi paraqitur pikëpamjet tona në lidhje me këtë projekt madhor për Agjencinë e Shërbimeve të Navigacionit Ajror si dhe për ANP “Adem Jashari” – Limak Kosovo dhe konsiderojmë që si pjesë e këtij projekti mund të realizohen edhe investime që do ta rrisin nivelin e ofrimit të shërbimeve aeronautike”, ka thënë Ujkani për RTKlive. Ai ka bërë me dije se nisma për zgjatjen dhe mundësitë e financimit kanë ardhur nga Ministria e Infrastrukturës, kështu që edhe çështja e realizimit financiar, sipas Ujkanit përcaktohet nga iniciuesi i projektit.
Ndryshe kostoja për zgjerimin e pistës së Aeroporti Ndërkombëtar të Prishtinës (ANP), “Adem Jashari”, llogaritet të kushtojë miliona euro. Deri më tani asnjëra palë nuk e ka bërë përllogaritjen se sa do të mund të kushtojë zgjerimin i pistës.
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...