Lajme

Pacolli: Aleanca jonë e ndalë të keqen që po i kanoset Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 22:09 | 01 June 2017

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë të enjten në hapje të fushatës zgjedhore se jam tejet i lumtur që më në fund krijuam një aleancë, e cila do ta ndalë të keqen në Kosovë.

“Me aleancën tonë shteti do të jetë në shërbim të qytetarit, ku vlerësohen vlerat e mirëfillta, ku e mira e qytetarit nuk dhunohet dhe ku respektohet e drejta e secilit”, ka thënë Pacolli. 

Ai ka shtuar se është jashtëzakonisht i qartë kur e them se ne kemi krijuar një aleancë të njerëzve me vlera, me përgjegjësi, të dëshmuar, që duan, dinë dhe bëjnë më të mirën për vendin tonë.

-Advertisement-

“Kemi krijuar një aleancë që ju me të drejtë po e quani koalicioni i shpresës. Të ndërtojmë një shtet të fortë ekonomikisht, të rritim standardin jetësor të njerëzve. Ne do të ndërtojmë një shtet në të cilin askush nuk do të ndihet i kërcënuar, rrezikuar apo shantazhuar”, ka thënë Pacolli.

Ai ka thënë se ky koalicion do ta ndërtojë një shtet ku të gjithë do të kenë mundësinë e lëvizjes së lirë, kapitali, idetë, mallrat e tyre në gjithë Evropën dhe kjo do të realizohet në gjashtëmujorin e parë të qeverisjes sonë.

“Do të krijojmë rritje ekonomike mbi 8 për qind dhe kjo rritje do të krijojë mundësinë për hapjen e 70 mijë vendeve të punës. Në mandatin e parë të qeverisjes sonë do të përgjysmojmë importin nga Serbia, do të ngrisim zona të lira agro-ekonomike me trende globale. Në vitin e parë të qeverisjes do të fillojmë me aplikimin e programit sipas së cilit çdo i ri që e kryen shkollimin do të ketë një vit të sigurt pune, të cilën do t’ia garantojë shteti”, ka thënë kryetari i AKR-së.

Sipas tij, do të krijohen ndërmarrje që do të udhëhiqen nga metodologjithë më bashkëkohore të menaxhmentit, investitorët e huaj do të vijnë në Kosovë, sepse Kosova do të jetë vend ku sundon ligji.

Pacolli ka thënë se koalicioni i djathtë do ta rritë buxhetin e Kosovës për tri herë.

“Do t’i rrisim njohjet deri në 160. Edhe ato dy njohjet e fundit që i ka pranuar ish-ministri i Jashtëm janë meritë e lobimit tim”, ka thënë Pacolli.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera