Sport

⚽️ Katër super transferimet e Juventusit që kushtuan zero euro

Autori: Gazeta inFokus 20:06 | 01 June 2017

Juventus kohëve të fundit njihet si një nga skuadrat më të mira për transferime, ku disa prej atyre lojtarëve janë transferuar edhe me parametra zero.

Çmimet e lojtarëve rriten vit pas viti dhe aktualisht është e pamundur të blesh gjatë merkatos një futbollist të mirë me një shifër më të ulët se 30 milionë euro.

Për të mos folur për futbollistë kampionë, të cilët tashmë mund të përballohen nga një numër shumë i vogël klubesh.

-Advertisement-

Edhe pse ka blerë për 90 milionë euro një lojtar si Higuain, Juventusi është nga ata klube që di të “peshkojë” në merkato, duke marrë lojtarë të jashtëzakonshëm me kosto zero.

Fillimisht ishte Fabio Cannavaro, i cili, pasi luajti për Realin e Madridit, u kthye te bardhezinjtë në vitin 2009.

Një vit më vonë, morën sulmuesin Luca Toni, i cili nuk pati fat në aventurën e tij me “Zonjën e Vjetër”.

Në sezonin 2011-2012 iu bashkua falas Juventusit një nga mesfushorët më të mirë Andrea Pirlo, i cili u largua nga Milan pas 10 viteve.

Një vit më vonë, Juventus mori Paul Pogban për vetëm 1 milion euro nga Manchester United dhe iu shit katër vite më vonë për 110 milionë euro.

Në fund, blerja me kosto zero më e goditur e Juventusit është ajo e Dani Alves, i cili u largua nga Barcelona.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera