Limaj: Asnjë familje nuk do të mbetet pa një të punësuar
Autori: Gazeta inFokus 18:54 | 01 June 2017
Kryetari i Nisma, Fatmir Limaj, të enjten ka mbajtur një takim me qytetarë dhe struktura të Nismës në Lipjan. Ai tha se Nisma në Parlament ka pasur një rol vendimtar, ndërsa porositi qytetarët që të mos i votojnë ata që nuk i njohin dhe për deputetë të cilët nuk e mbajnë fjalën.
“A do të kishte zgjedhje të parakohshme nëse nuk do të ishte Nisma, nuk do të kishte bashkim të opozitës pa Nismën”, ka theksuar Limaj.
Ai tha se Parlamenti është për njerëz që janë të gatshëm të marrin vendime për të mirën e vendit, që janë të vendosur, por mbi të gjitha Parlamenti është për njerëz që marrin vendime për të mirën e vendit.
Para qytetarëve të Lipjanit, Limaj paraqiti edhe programin e partisë së tij, ku tha se asnjë familje nuk do të mbetet pa një të punësuar dhe se do të krijohet fondi për vetëpunësim.
“Me Nismën do të kemi buxhetin prej 400 milionë eurove në bujqësi. Ne duam një qeveri reformatore, duam reforma në arsim, në shëndetësi”, tha Limaj.
Kryetari i Degës së Nisma në Lipjan, Heset Sahiti, tha se Nisma për Kosovën mbron interesat politike, ekonomike, sociale të qytetarëve të Kosovës.
“Nisma lufton për të krijuar mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët e Kosovës, respektimin e ligjit dhe të kushtetutës, për kthimin e besimit të qytetarëve në institucionet e Kosovës”, ka thënë ai.
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...