Haradinaj: Kosova nuk ka bërë sa duhet për Prizrenin
Autori: Gazeta inFokus 18:51 | 01 June 2017
Kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK, AAK e Nisma, Ramush Haradinaj ka vazhduar fushatën zgjedhore në qytetin e Prizrenit.
Këtu Haradinaj ka pasur fjalë të mëdha për Prizrenin duke thënë poashtu se Kosova nuk ka bërë sa duhet për këtë qytet.
“Prizreni është veç për mënyrën si bëhet jeta këtu, për një tolerancë e respekt të ndërsjellë, për bashkëjetesë, jo veç për atdhe e dashuri e punë po përplot vlera që na krenon e na bën me u nderu. Gjithë ju kemi borxh për këtë fakt”.
“Është e ditur se Kosova nuk ka bërë sa duhet për Prizrenin, nëse Prizreni është veç, është historia jonë, është e tashmja me të cilën mburremi, atëhëerë pse Kosova, Prishtina, institucionet se kanë trajtuar në këtë nivel?”.
I nominuari për kryeministër ka thënë se ai do ta mbështesë Prizrenin në të gjitha fushat.
“Shumë herë u kam thënë miqve se nuk duam të punojmë ndaras, larg. Kam menduar që kur e ke një partner, krah, puna bëhet më e lehtë. Prizrenit po i bëhet partneri, ai që ia din krejt rrugën e lavdishme e të ndershme por poashtu edhe ata që e kuptojnë rëndësinë e Prizrenit për jetën tonë”.
“Çdo individ, sipërmarrës, ai që ka nisur punë ose don me nis do të ketë krahë. Unë jam i nominuar për kryeministër, në cilësinë e atij që nesër duhet të jetë me ju në secilin plan që keni”.
Të tjera
-
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur a...
-
Shpaloset potreti dhe pllaka përkujtimore e Xhemail Mustafës në selinë e LDK-së
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në 24-vjetorin e vrasjes së Xhemail Musta...
-
Shefja e USAID për raportet me Qeverinë Kurti: Çdo partneritet ka ngritjet e uljet e veta, partneriteti ynë me popullin e Kosovës i palëkundur
Erin Elizabeth McKee, ndihmësadministratore në Byronë për Evropë dhe Euroazi ...
-
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën
Marrëdhëniet e SHBA-së me Kosovën nuk janë lëkundur gjatë administratave të n...
-
Aksion i madh në Prizren: Arrestohen 19 persona të cilët dyshohet se organizuan lojëra të fatit
Janë arrestuar 19 persona në Prizren, të dyshuar për organizim të skemave pir...
-
Të paktën 5 të vrarë nga sulmet izraelite në jug të Libanit dhe Bejrut
Forcat izraelite sulmuan Libanin jugor dhe zonat në periferi të Bejrutit të p...
-
Dy vite burgim ndaj të akuzuarit se shkaktoi aksidentin ku pas disa ditësh vdiq 23-vjeçari
Eraj Temaj është dënuar me dy vite burgim pasi është shpallur fajtor për aksi...
-
Nju Jork, një shqiptaro-amerikan akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik
Autoritet amerikane njoftuan të premten arrestimin në Nju Jork të shqiptaro-a...
-
Dyshohet se e ngacmoi sẹksualisht një të mitur, arrestohet një burrë në Vushtrri
Një burrë në Vushtrri është arrestuar dje meqë dyshohet se kishte ngacmuar se...
-
Brenda një ore dy aksidente me fatalitet në Kosovë, Policia jep detaje
Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me dy aksidentet me fatalitet që ndo...
-
Reuters: Trump po planifikon të emëroj Grenellin emisar special për Ukrainën
Ish i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi,...
-
Edhe sot mëngjes i ftohtë, vazhdojnë reshjet e borës gjatë ditës
Për të shtunën parashikohet fillimisht të vazhdojnë reshjet e borës lokalisht...