Lajme

Hoti: Për të mirën e qytetarëve, vendi duhet të çlirohet nga PDK

Autori: Gazeta inFokus 22:01 | 31 May 2017

Avdullah Hoti, kandidat për kryeministër vendi nga LDK- AKR/Alternativa, ka thënë se vendi duhet të lirohet nga keqqeverisja e bërë nga Partia Demokratike e Kosovës.

Në Magazina Zgjedhore në Klan Kosova, Hoti madje tha se pas zgjedhjeve të 11 qershorit, PDK duhet të qëndrojë për një kohë të gjatë në Opozitë pasi institucionet dhe njerëzit duhe të çlirohen nga dikush që ndërpreu progresin e vendit.

”Ky vend ka nevojë të lirohet nga PDK, institucionet e vendit duhet të lirohen nga keqqeverisja e vendit. Është interes për integrimet evropiane”.

-Advertisement-

”PDK i ka dhënë modelin më të keq Kosovës që mund të ec përpara”.

”Jemi bë bashkë me një koalicion të përbashkët, që më 11 qershor t’i çlirojmë institucionet e vendit”.

”Platforma tashmë është e qartë, kemi një marrëveshje se si ta udhëheqim vendin. Jemi garant, jemi njerëezit që çojnë përpara Kosovën”.

”PDK duhet të ngelet në Opozitë për një kohë të gjatë, për të mirën e qytetarëve të Kosovës”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera