Hoti: Ka marrë fund koha kur shteti punonte për interesa të tre-katër personave
Autori: Gazeta inFokus 16:35 | 31 May 2017
Kandidati për kryeministër nga LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, ka thënë të mërkurën në Fushë Kosovë, se me fitoren e koalicionit të djathtë do të përfundojë koha kur institucionet shtetërore kanë punuar për interesa të tre ose katër personave.
“Ju garantoj se ky koalicion do të merret me temat më të vështira për vendin dhe do t’i kryejë me sukses ato. Me fitoren e koalicionit të shpresës do të marrë fund edhe koha kur institucionet e shtetit kanë punuar për interesa të tre-katër personave dhe tani e tutje ato do të jenë në shërbim të qytetarit”, ka thënë Hoti.
Ai ka shtuarse është shumë i kënaqur me entuziazmin dhe pjesëmarrjen e përkrahësve të koalicionit në secilin vend të Kosovës që e kanë vizituar dhe me këtë entuziazëm do ta mbyllim fushatën me fitoren e 11 qershorit.
Më tej Hoti ka vlerësuar lart njerëzit e përfshirë në listën e kandidatëve. “Lista jonë është përbërë nga njerëz të jashtëzakonshëm të fushave të ndryshme, njerëz të dëshmuar, profesionistë dhe kjo është garancia më e mirë për qytetarin”, është shprehur Hoti.
Hoti ka theksuar se programi i këtij koalicioni është kontratë me qytetarin. “Ne kemi program të qartë për zhvillim ekonomik, për punësim dhe arsim cilësor. Çdo i ri që e kryen shkollimin do të ketë një vit pune me pagesë, ndërsa do të mbështesim çdo ide të tyre për biznes”, ka shtuar Hoti.
I nominuari për kryeministër nga LDK-ja ka shtuar se do të ketë rritje të vazhdueshme të pagave dhe pensioneve, përmirësim të jetës edhe në aspektin ambientalist si dhe do të ndërpritet politizimi i skajshëm i institucioneve, duke filluar nga arsimi.
Në tubimin në Fushë Kosovë ka folur edhe kryetari i LDK-së, njëherësh kryeministri aktual, akademik Isa Mustafa. “Jam i bindur që do të fitojmë, sepse është koalicion i fitores, koalicion për të mirën e qytetarit të Kosovës. Programi ynë ofron zhvillim ekonomik, punësim, integrime evropiane, luftë kundër korrupsionit dhe kujdes ndaj çdo familjeje të vendit”, ka thënë Mustafa.
Nënkryetari i AKR-së, Agim Bahtiri, ka thënë se është koha që, o sot o kurrë, të bëjmë ndryshimin e madh dhe t’i largojmë nga pushteti ata që kanë keqpërdorur pasurinë e qytetarëve. “Këtë edhe do ta arrijmë dhe ashtu siç ia kam dhënë fundin SHIK-ut në Mitrovicë, tani do t’i japim fund në tërë Kosovën”, është shprehur Bahtiri. “Ka kaluar koha e tyre, koha e komandantëve. Ne kemi respekt për çdo njeri që ka luftuar për këtë vend, i përkulem secilit që ka luftuar për t’i dalë zot atdheut, por nuk do t’u përkulemi dhe nuk do t’u nënshtrohemi kurrë atyre që kanë shkelur mbi gjakun e dëshmorëve”, ka thënë Bahtiri.
Të tjera
-
KFOR-i publikon imazhe të ushtarëve duke patrulluar në Istog
Ushtarët e KFOR-it kanë ka zhvilluar një sërë aktivitetesh patrullimi dhe vëz...
-
Kritika e Besnik Tahirit: Deputetëve iu dhanë 41 orë për me e trajtu një document 738 faqësh
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Besnik Tahiri, e ka cilësuar si “supers...
-
Raportimet se Prokuroria po heton tenderët sekret, Bajrami: 273 kanë përfunduar te ‘dostat’ – me negociata në katër sy
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka re...
-
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur a...
-
Shpaloset potreti dhe pllaka përkujtimore e Xhemail Mustafës në selinë e LDK-së
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në 24-vjetorin e vrasjes së Xhemail Musta...
-
Shefja e USAID për raportet me Qeverinë Kurti: Çdo partneritet ka ngritjet e uljet e veta, partneriteti ynë me popullin e Kosovës i palëkundur
Erin Elizabeth McKee, ndihmësadministratore në Byronë për Evropë dhe Euroazi ...
-
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën
Marrëdhëniet e SHBA-së me Kosovën nuk janë lëkundur gjatë administratave të n...
-
Aksion i madh në Prizren: Arrestohen 19 persona të cilët dyshohet se organizuan lojëra të fatit
Janë arrestuar 19 persona në Prizren, të dyshuar për organizim të skemave pir...
-
Të paktën 5 të vrarë nga sulmet izraelite në jug të Libanit dhe Bejrut
Forcat izraelite sulmuan Libanin jugor dhe zonat në periferi të Bejrutit të p...
-
Dy vite burgim ndaj të akuzuarit se shkaktoi aksidentin ku pas disa ditësh vdiq 23-vjeçari
Eraj Temaj është dënuar me dy vite burgim pasi është shpallur fajtor për aksi...
-
Nju Jork, një shqiptaro-amerikan akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik
Autoritet amerikane njoftuan të premten arrestimin në Nju Jork të shqiptaro-a...
-
Dyshohet se e ngacmoi sẹksualisht një të mitur, arrestohet një burrë në Vushtrri
Një burrë në Vushtrri është arrestuar dje meqë dyshohet se kishte ngacmuar se...