Lajme

Hoxhaj reagon pas betimit të Vuçiqit: Kosova s’ka qenë kurrë e juaja

Autori: Gazeta inFokus 15:58 | 31 May 2017

Ministri i Jashtëm, në ikje, Enver Hoxhaj, i është përgjigjur Aleksandar Vuçiqit, pasi ky i fundit ka bërë betimin si president, duke thënë se ‘Serbia nuk do të heqë kurrë dorë nga Kosova’.

“Vuçiqi nuk është vetëm gënjeshtar, por ai gjithashtu po përçon sinjale negative për regjionin duke përdor retoriken e njësoj karshi Kosovës”, ka thënë Hoxhaj, shkruan Gazetametro.net.

Hoxhaj ka thënë se Vuçiqi nuk ka ndryshuar aspak nga paraardhësit e tij, dhe se Kosova nuk ka qenë kurrë pjesë e Serbisë dhe as nuk do të jetë.

-Advertisement-

Ndryshe, Aleksandar Vuçiqi u betua sot si president i Serbisë, në të cilin rast nuk hezitoi ta përsërisë qëndrimin ndaj Kosovës.

Ai është betuar mbi Kushtetutën e Serbisë dhe ligjeve përkatëse duke thënë: “Betohem se do të përkushtohem me gjithë përpjekjet e mia për ta ruajtur sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Serbisë, duke përfshirë Kosovën si pjesë të saj”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera