Lajme

Haziri nderoi me mirënjohje alpinisten Uta Ibrahimi

Autori: Gazeta inFokus 13:20 | 31 May 2017

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka ndarë sot mirënjohje alpinistes gjilanase, Flutura Ibahimi-Uta, për suksesin e saj të jashtëzakonshëm, duke u bërë shqiptarja e parë që është ngjitur në malin më të lartë në botë, Everest.

“Sot po e shënojmë një arritje jashtëzakonisht të madhe të bashkëqytetares sonë, e cila ka arritur një sukses jashtëzakonisht të madh në pushitimin e majës më të lartë në botë. Edhe pse një ekspeditë shumë e vështirë, heroina e Gjilanit ka shkelë në pikën më të lartë, e ka ngrit flamurin e Kosovës për herë të parë dhe flamurin e shqiptarëve për herë të dytë. Në emër të qytetarëve të Gjilanit, unë e kam nderuar me mirënjohje dhe uroj e shpresoj që ta kemi Utën me suksese tjera në Gjilan”, ka thënë kreu i Gjilanit.

Ndërkaq, alpinistja Flutura Ibrahimi-Uta, ka premuar se do të vazhdojë edhe në të ardhmen të punojë drejt suksesve të reja në alpinizëm, transmeton Klan Kosova.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera