Lajme

Ish këshilltari i Isa Mustafës tregon pse iu bashkua PDK-së ​

Autori: Gazeta inFokus 13:17 | 31 May 2017

Ish këshilltari i kryeministrit në largim Isa Mustafës, Armend Ibrahimi gjatë ditës së martë zyrtarizoi aderimin e tij në Partinë DEmokratike të Kosovës.

Ibrahimi ka treguar arsyet se pse ka vendosur t’i bashkohet PDK-së, shkruan Indeksonline. Në mes tjerash ish kryetari i forumit rinor të LDK-së ka thënë se ky është projekt rindërtimi i unitetit nacional shtëtëror. Derisa kreun Veseli e quan si hero të përmbylljës së fazës së tranzicionit.

Shpresën e popullit thotë se do ta kthëjnë bashkë.

-Advertisement-

Shkrimi i plotë i  Armend Ibrahimit:

Të dashur miq – Faleminderit për përkrahjen e jashtëzakonshme

Të gjithë ata të cilët i kuptojnë zhvillimet politike – e kuptojnë se ky është projekt i rindertimit të unitetit nacional shtetëror dhe i pajtimit të brendshëm politik – që përmes partive të punojmë për Kosovën dhe jo anasjelltas; në këtë mes z. Veseli është hero i përmbylljes së fazës së parë të tranzicionit demokratik në Kosovë; andaj me shumë deshirë e pranova ftesën e tij për angazhim të përbashkët për Kosovën – Atdheun tonë.

Deshiroj t’i falënderoj të gjithë ata të cilët me zemër më dërguan mijëra mesazhe të sinqerta, përkrahëse e motivuese, në prag të fillimit të ri për Kosovën; Unë do ta ruaj me fanatizëm lidhjen tonë dhe do të jap maksimumin tim që të garantoj hapsirën e merituar për secilin prej jush në ekipin tonë të ri. Besoj në suksese të përbashkëta; kam shumë energji dhe vullnet, që në vend të përçarjes të promovojmë bashkëpunimin dhe t’i trajtojmë pa kompromis çështjet e interesit nacional shtetëror. Ju falenderoj për përkrahjen dhe për lutjet tuaja.

Me ndihmën e Zotit do të i’a kthejmë Popullit shpresën – së bashku!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera