Uncategorized

Grupi i Kumanovës kthehet para trupit gjykues

Autori: Gazeta inFokus 13:06 | 31 May 2017

Sot pritet që të vazhdojë seanca e radhës e gjykimit të Grupit të Kumanovës, ndaj të cilëve rëndon akuza e terrorizmit.

Në seancën e fundit, të akuzuarit kundërshtuan vendimin e gjykatës që të mos përfillet kërkesa e tyre për ndryshimin e trupit gjykues dhe prokurorëve. Ata filluan të diskutojnë pa u dhënë të drejtë fjale, që rezultoi me largimin e tyre nga seanca.

Shefqet Hallaçi dhe Demë Shehu e akuzuan trupin gjykues se nuk dëshiron që të zbardhet e vërteta e ngjarjes së Kumanovës, kurse Valdet Zekaj e akuzoi gjykatësen Verka Petrovska sepse nuk i ka pranuar propozimet e tyre për dëshmitarë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera