Lajme

Shqiptarja zhduket pa gjurmë në Zvicër, familja jep detajet: Ndihmë

Autori: Gazeta inFokus 09:05 | 31 May 2017

Një grua shqiptare është shpallur në kërkim nga policia, pas denoncimit të saj nga familjarët si e zhdukur.

shqiptarja

Policia e Kantonit Zug ka shpallur në kërkim një grua shqiptare nga ky regjion, e cila rezulton e humbur që nga dita e hënë (29 maj).

-Advertisement-

Sanije Aliti është parë për herë të fundit të hënën, më 29 maj rreth orës 9:15 në Klinikën Zugersee në Oberëil të kantonit Zug, thuhet në një njoftim të policisë, transmeton albinfo.ch. Përmes njoftimit, policia kërkon ndihmën e qytetarëve për të gjetur gruan e humbur.

Ajo është 48 vjeçe, e gjatë rreth 1.60 cm, ka flokë të zeza, të gjata, sy ngjyrë kafe dhe flet shqip. Kishte të veshur një bluzë me ngjyrë të errët, një xhaketë (blazer) të zi, të shkurtë dhe atlete të zeza.

Të gjithë ata që kanë informata lidhur me vendqëndrimin e saj, janë të lutur nga Policia e Zug-ut që të njoftojnë atë ose cilindo stacion tjetër të policisë. Tel: 041 728 41 41.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera