Lajme

Putin dhe Salman takohen rreth çmimeve të naftës

Autori: Gazeta inFokus 08:26 | 31 May 2017

Liderët nga Rusia dhe Arabia Saudite kanë vlerësuar si të rëndësishme takimin e tyre për stabilizimin e çmimit të naftës.

Gjatë takimit në Kremlin, presidenti rus Vladimir Putin priti zëvendës princin e Arabisë Saudite Muhammad bin Salman, i cili është në pritje për postin e mbretit dhe aktualisht është përgjegjës për çeshtje të mbrojtjes dhe energjisë.

“Pajtimi në sektorin e energjisë është shumë i rëndësishmëm për shtetet tona. U jemi mirënjohës për idetë dhe bashkëpunimin në mes të OPEC-ut dhe shteteve të tjera që nuk janë pjesë e kartelit”, i tha Putin, Salmanit.

-Advertisement-

“Ne jemi pajtuar për të stabilizuar situatën e tregjeve të hidro-karburanteve”.

Në anën tjetër Salman tha se “relacionet në mes të Arabisë Saudite dhe Rusisë janë më momentet më të mira”.

Që kur Rusia ka funksionalizuar marrëveshjen me OPEC-un, çmimet e naftës janë stabilizuar.

Arabia Saudite për dekada ka qenë prodhuesi më i madh në OPEC dhe ka dominuar kartelin derisa Rusia asnjëherë nuk i është bashkuar grupit dhe ka refuzuar të bashkëpunojë më të.

Vizita e liderit të Arabisë Saudite në Moskë, vjen vetem disa ditë pasi një samiti në Riad me presidentin amerikan Donald Trump. Gjatë këtij takimi palët u pajtuan për blerjen e armëve dhe luftimin e terroristëve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera