Lajme

Kurti: Unë jam që ne t’i duam SHBA-të

Autori: Gazeta inFokus 23:26 | 30 May 2017

Kandidati për Kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se ai është që të duhen Shtetet e Bashkuara të Amerikës shkaku i vlerave të tyre, njofton Klan Kosova.

“Unë jam që ne t’i duam Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë model i demokracisë, pavarësisht baticave dhe zbaticave në historinë e tyre”, tha Kurti në Magazinën Zgjedhore të Klan Kosovës.

“Nuk duhet të jetë dashuri ndaj Amerikës së Al Capones”.

-Advertisement-

Ai përmendi SHBA-të e presidentëve si Franklin Roosvelt dhe Ëoodroë Ëilson si shembull të asaj Amerike që duhet dashur.

Kurti mendon se kjo është injektuar nga pushteti, se nëse nuk jemi servil karshi SHBA-ve, ata do e braktisin popullin tonë.

“Duhet t’i duam vlerat , ta depersonalizojmë dhe ta orientojmë nga vlerat”, tha ai.

“SHBA-të në Ballkan partnerë më të mirë se sa kombin shqiptar, përfshirë edhe Kosovën, nuk mund të gjejnë”, tha Kurti.

Kurti foli për mekanizmat e përbashkët që Vetëvendosja duhet t’i krijojë me Shqipërinë, respektivisht Tiranën Zyrtare.

Ai thirri për marrdhënie të mira me Washingtonin, Brukselin dhe Berlinin, si dhe të krijojë partneritet të ri cilësor, në atë që ai e quan Aleancë Ballkanike.

Kurti tha se në rast të zgjedhjes së tij si kryeminsitër, shumë shpejt do t’i planifikonte vizitat në Ljubljanë, Podgoricë, Shkup dhe kryeqytetet tjera ballkanike, ndërsa bëri të ditur se vizita e tij e parë si kryeminsitër do të ishte në Tiranë.

Për më shumë, Kurti foli edhe për bashkëpunimin e Vetëvendosjën me kryeministrin e Shqipërise, Edi Ramën, duke thënë se një bashkëpunim Vetëvendosje-Edi Rama do t’i japë një hov popullit shqiptar.

Sa i përket bashkimit kombëtar të Kosovës me Shqipërinë, Kurti tha se ata nuk do t’i bëjnë dy hapa para Tiranës Zyrtare, dhe se do të iu duhej të koordinohen rregullisht me ta.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera