Pacolli: Peja midis dy zonave të lira ekonomike do të njohë zhvillim të vrullshëm!
Autori: Gazeta inFokus 20:30 | 30 May 2017
Gjatë qëndrimit të tij në rrafshin e Dukagjinit, sot Presidenti i AKR-së Behgjet Pacolli i shoqëruar nga kandidatët e Aleancës Kosova e Re për deputetë, ka vizituar edhe qytetin e Pejës. Në një tubim me qytetarë, Pacolli shtjelloi pikat kyçe të programit qeverisës të koalicionit AKR-LDK.
“Pika e pare që do ta realizojmë do te jete rritja ekonomike 8%, qe do të krijojë 70 mije vende të reja pune. Përmes krijimit të zonave të lira ekonomike të cilat parashihet të jenë në rrafshin e Dukagjinit, në rrafshin e Kosovës si dhe në Anamoravë, ne do ta bëjmë këtë”.
Ai ka shtuar se rritja e pagave qysh në vitin e parë do të jetë 30% e pastaj do të shkallëzohet, varësisht nga GDP-ja. Kjo do të bëhet edhe përmes jetësimit të programit tonë ekonomik”, ka thënë Pacolli.
Presidenti i Aleancës Kosova e Re ka treguar edhe për investitorët e shumtë të cilët duan të vijnë në Kosovë. Ai ka thënë se investitorët nuk vijnë në një vend me qeveri të korruptuar, nuk vijnë të punojnë me zhvatës dhe mashtrues. Ata janë investitorë seriozë të cilët duan garanci të funksionimit të ligjit. “Ne do ta mundësojmë këtë, koalicioni ynë do ta mundësojë rritjen e investimeve dhe shtimin e investitorëve të huaj”.
I pari i AKR-së më tej ju ka thënë pejanëve se të jesh pjesë e kompanive globale është esenciale. “Vetëm kështu do të mund të kemi sukses dhe përfitime më të mëdha, do të ishte e pakapshme që një investitor i madh ti fus miliona euro në një vend të vogël siç është Kosova”, ka thënë ndër të tjera Pacolli.
Ai më pas i ka falënderuar qytetarët e shumtë për pjesëmarrje dhe një nga një ka prezantuar para tyre kandidatët e AKR-së për deputetë. Në mesin e tyre cilëve ishin; Neshat Asllani, Agim Bahtiri, Xhevdet Krasniqi, Albena Reshitaj, Korab Sejdiu, Vesel Makolli, Islam Pacolli, Myzejene Selmani e Refiqe Ternava.
Të tjera
-
OSCE shprehet e shqetësuar që KQZ-ja s’e certifikoi Listën Serbe
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë me mision në Kosovë, ka shpre...
-
Parashikimi i motit për të martën
Për të martën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe pritet kohë pas kohe të ...
-
Limaj në Odën e Karadakut: Mes bashkëluftëtarëve, ndjeva një krenari të veçantë për të kaluarën, por edhe për të ardhmen e Kosovës
Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka qëndruar në Odën e Karadak...
-
Bedri Hamza në konventën e rinisë së PDK-së: Ne ofrojmë vizion e program për një Kosovë që u jep mundësi të rinjve
Të rinjtë e PDK-së e kanë mbajtur një konventë për t’i promovuar kandidatët m...
-
Krasniqi: LDK-ja feston 35 Vjetorin, trashëgimia e Rugovës do të mbijetojë përjetësisht
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka uruar 35 vj...
-
Dokument: Ministritë e Sveçlës dhe Gërvallës u pyetën nga KQZ-ja, por nuk dolën kundër Listës Serbe
KQZ-ja e ka dërguar në MPB dhe në MPJD listën me kandidatët për deputetë të L...
-
Rohde për moscertifikimin e Srpska-s: Është procedurë që nuk duhet të politizohet
Jorn Rohde, ambasador i Gjermanisë në Kosovë, duke komentuar moscertifiki...
-
Haradinaj: Aleanca me partnerët, forca e vetme për përparim e zhvillim të vendit
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Pa shenja jete është gjetur një person, sot në fshatin Veli Breg të Zubin Pot...
-
Dalin rezultatet laboratorike për mandarinat e Shqipërisë, AUV: Janë të sigurta për konsum
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë bazuar në rezultatet laboratorike konfir...
-
KQZ çertifikoi një kandidat për deputet që ndodhet në Gjykatën Speciale!
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka certifikuar kandidaturën për deputet të I...
-
‘Po mbahet peng’: Grenell e shpërndan fjalimin e Ramës në Kuvend për Hashim Thaçin
Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin, Richar...