Ministri i Arsimit apelon që nxënësit të mos përdoren për fushata
Autori: Gazeta inFokus 15:52 | 30 May 2017
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Arsim Bajrami dhe Kryetarja e Komisionit Qendrorë Zgjedhor, Valdete Daka nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi në mes të MAShT dhe KQZ-së, me anë të së cilit rregullohet çështja e shfrytëzimit të hapësirave shkollore nga ana e subjekteve politike gjatë fushatës zgjedhore nga data 1 deri më 11 qershor.
Ministri Bajrami me këtë rast u shpreh se Ministria e Arsimit është e gatshme të ofrojë mbështetje KQZ-së për organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, duke i lejuar shfrytëzimin e hapësirave shkollore sipas nevoje, të gjitha subjekteve politike të cilat kanë interes që të zhvillojnë aktivitetin e tyre elektoral, thuhet në një njoftim për media.
Ministri Bajrami gjithashtu bëri apel tek subjektet politike që gjatë këtyre ditëve të mos i pengojnë nxënësit në forma të ndryshme në procesin mësimor.
“Tashmë jemi në prag të përfundimit të vitit shkollor dhe nxënësit duhet të jenë më shumë të koncentruar dhe të përgatitur për mbylljen me sukses të këtij viti”, u shpreh ministri Bajrami.
Ministri Bajrami gjithashtu uroi që të kemi një fushatë të mirë zgjedhore, demokratike dhe që rezultatet të jenë reale dhe të pranueshme nga të gjithë në mënyrë që shteti ynë të ketë një perspektivë të zhvillimit të shpejtë ekonomik të vendit.
Të tjera
-
Memli Krasniqi flet për hitin ‘’Simpatia’’, thotë se Edona Llalloshi ia huqi partisë
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka komentuar përfshirjen e këngëtares Edona...
-
Osmani uron festën e Krishtlindjes: Mundësi reflektimi për shpresën, bujarinë e bashkimin – Gëzuar
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka uruar festën e Krishtlindjes duke thën...
-
Ipeshkvi Gjergji uron Krishtlindjet: T’i lutemi Zotit të na mbush me paqe, gëzim dhe forcë
Ipeshkvi Imzot Dodë Gjergji ka uruar Krishtlindjes, duke thënë bërë thirrje q...
-
Vdẹs infermierja e QKUK-së, SHSKUK shpreh ngushëllime
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka njoftuar se infermierj...
-
Radoniqi: Moscertifikimi i Listës Serbe s’ka bazë ligjore
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka thënë se m...
-
Kryeprokurori shqiptar Altin Dumani në Prishtinë, nënshkruhet marrëveshje mes SPAK-ut dhe Prokurorisë Speciale
Kreu i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj, është takuar sot me kr...
-
Kjo rrugë në Kosovë është e pakalueshme për kamionët
Rruga Pejë – Kullë është e pakalueshme për automjetet e rënda, e për automjet...
-
Ellek: Vendimi i KQZ-së është sipas urdhrit të Kurtit, ne do të ankohemi
Kryetari i Listës Serbe, Zllatan Ellek, ka bërë të ditur dhe ka konfirmuar se...
-
Aktakuzë ndaj pesë zyrtarëve në Mamushë
Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj pesë personave me in...
-
Erërat e forta shkaktojnë dëme në Pejë, rrëzohet kulmi i një shtëpie
Erërat e forta kanë rrëzuar panelet diellore të një hoteli, ku si pasojë rapo...
-
Një person në Pejë raporton në polici se i është vjedhur ạrma nga vetura
Një person në Pejë ka raportuar se nga vetura e tij i është vjedhur arma e zj...
-
Aksion arrestimesh ndaj emigrantëve të punësuar ilegalisht në Angli
Ministria e Brendshme në Mbretërinë e Bashkuar ka kryer një numër të madh arr...