Lajme

Kurti në Gjakovë: Qeveritë e kaluara kanë bërë krim ekonomik

Autori: Gazeta inFokus 14:03 | 30 May 2017

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti, ka vizituar fabrikat “Metaliku” dhe “Elektromotori” në Gjakovë, ku tha se qeverisjeve të kaluara u ka munguar vullneti dhe dija për rimëkëmbjen e këtyre ndërmarrjeve dhe rrjedhimisht për zhvillimin ekonomik, porse Vetëvendosja i ka të dyja, edhe vullnetin edhe dijen për të ndryshuar situatën për mirë.

Kurti pohoi se privatizimet e dështuara në Kosovë dhe trajtimi i ndërmarrjeve shoqërore në të kaluarën është një krim ekonomik që i është bërë vendit.

Sipas tij, Vetëvendosja me Fondin Sovran që e ka në program do t’i mbështesë këto ndërmarrje që të funksionalizohen përsëri.

-Advertisement-

Ai tha se Agjencia Kosovare e Privatizimit do të shuhet dhe do të zëvendësohet me Fondin Sovran

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera