Sport

⚽️ Ja sa para ka shpenzuar Trepça ’89 për tu shpallur kampion

Autori: Gazeta inFokus 13:54 | 30 May 2017

Plot 220 mijë euro i ishin ndarë Ferronikelit si shpërblim nga UEFA për titullin e kampionit që e kishte fituar edicionin e kaluar (2015\16). Prishtinës për Kupën e fituar i kishin takuar 215 mijë euro, shkruan sot Koha Ditore.

Të dy klubet kanë pasur edhe burime të tjera financiare për edicionin që u mbyll të dielën, atë 2016\17. Por humbën garën për titull nga Trepça ’89, klub që nga UEFA nuk mori ndonjë shpërblim, pasi nuk fitoi asgjë vjet dhe që gjithsej ka shpenzuar më pak se që Ferronikeli apo Prishtina morën nga Konfederata Evropiane e Futbollit.

Kryetari i klubit Trepça ’89, Abedin Zeka, ka thënë të hënën se ndoshta i janë afruar shifrës së 200 mijë eurove.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera