Dalin listat, mbi 14 mijë votues jashtë Kosovës
Autori: Gazeta inFokus 17:17 | 29 May 2017
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar listat e votuesve jashtë Kosovës, për zgjedhjet e parlamentare që do të mbahen më 11 qershor.
Në këtë listë shihet se votuesit nuk janë vetëm shqiptarët që kanë shtetësinë e Kosovës dhe dëshirojnë të votojnë jashtë vendit, por edhe qytetarë të nacionalitetit serb. Në total numri i tyre rezulton të jetë 14 mijë e 808 persona.
Edhe kësaj here, votuesit jashtë Kosovës, përfshirë diasporën, janë anashkaluar nga institucionet në Prishtinë.
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, Valdete Daka e pranon se një pjesë e madhe e diasporës nuk do të mund të votojë në zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit, por thotë se KQZ nuk mund të fajësohet për këtë, sepse afatet kanë qenë të shkurta, kurse procedurat ligjore kërkojnë më tepër kohë.
“Me siguri që mërgimtarët do të mbesin pa votuar, po jo me fajin e KQZ-së. Është fakt i pamohueshëm që ligji që është në fuqi, e parasheh mënyrën e aplikimit për regjistrim si votues, pastaj janë proceduara të komplikuara, të cilat po të ishin zgjedhje të rregullta do të zgjasnin me muaj. Kurse, neve kemi pasur 7 ditë që të aplikohet për regjistrim. Pra, afatet kanë qenë jashtëzakonisht të shkurtra. Pastaj, teknikisht, ne ua kemi mundësuar të gjithë qytetarëve me të drejtë vote që të aplikojnë edhe online (përmes internetit)”, thotë ajo. /albinfo/
Të tjera
-
Bedri Hamza: Pensionet për familjet e dëshmorëve, invalidët dhe veteranët rriten për 50%, u lejohet edhe të punojnë
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se nuk ka arsye që...
-
Bedri Hamza: Me Fondin e Papunësisë dhe Gjykatën e Punës përmirësohen kushtet e punëtorëve
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, i ftuar në emisi...
-
Bedri Hamza: Autostradat do t’i përfundojë, do të ketë lidhje të reja me to
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, ka folur edhe pë...
-
Hamza: Brengë për mua janë preokupimet e qytetarëve, jo partitë politike
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, i ftuar në emisi...
-
Von der Leyen: Jemi gati të nisim punën e shqyrtimit të aplikimit të Kosovës
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka shprehur gatishmë...
-
Kurti me fjalë të rënda për partitë opozitare, i barazon me Listën Srpska – popullit ia lypë 500 mijë vota
500 mijë është numri i votave që Albin Kurti ka kërkuar nga qytetarët e Kosov...
-
Lajmërohet personi “që kërcënoi” Ramush Haradinajn: Më është keqpërdorur emri im
Gjatë ditës së sotme u raportua për një kërcënim që kishte marrë kreu i AAK-s...
-
Tubimi i VV’së, Kurti përsëri merret me ‘specialitetin’ e tij, i godet ‘studiot televizive’ dhe analistët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vazhduar të sulmojë analistët kritikë...
-
Kurti ankohet në tubimin e VV’së: Na kanë sabotuar në këto 4 vite
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është ankuar në tubimin e VV’së duke thën...
-
Mbledhja e Qeverisë, ja çfarë vendime u morën
Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e 238, ku janë marrë disa vendime. ...
-
Seanca e përbashkët e Kuvendit të Kosovës dhe Shqipërisë, publikohet agjenda
Kuvendi i Shqipërisë publikoi të mërkurën programin e seancës së përbashkët p...
-
BE-ja është “i vetmi partner i besueshëm” për Ballkanin Perëndimor, thotë kryeministri belg
Bashkimi Evropian është “partneri i vetëm i besueshëm dhe i palëkundur” p...