Lajme

Rusia dëbon një ligjvënës të Malit të Zi

Autori: Gazeta inFokus 14:14 | 29 May 2017

Autoritetet ruse dëbuan sot nga Moska ligjvënësin malazez, Miodrag Vukoviq.

Vukoviq, zyrtar i lartë i Partisë Demokratike të Socialistëve, ka kaluar natën në Aeroportin Domodedovo të Moskës, në zonën tranzite, përpara se të dëbohej.

Policia kufitare e Rusisë e ka ndaluar atë dhe i ka kumtuar se është “person non-grata”.

-Advertisement-

Vukoviq ka pasur destinacion – përmes Moskës – Minskun.

Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Ivan Brajoviq, tha se sjellja e rusëve ndaj Vukoviqit është “në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe praktikën diplomatike”.

Ai tha se pret kërkimfalje zyrtare nga Moska për “sjelljen e pahijshme ndaj përfaqësuesit të organit më të lartë legjislativ të Malit të Zi”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera