Kjo shqiptare është studentja më e mirë në universitetin më të mirë në botë
Autori: Gazeta inFokus 14:11 | 29 May 2017
E përkushtuar ndaj mësimëve, preçize në përgjigje dhe shumë modeste, edhe pse është studentja më e mirë e Maturës Shtetërore dhe ka fituar në universitetin më të mirë në botë, “Massachusetts Institute of Technology” të cilin e ëndërrojnë miliona të rinj amerikan dhe nga e gjithë bota.
Fjona Parllaku rrëfen suksesin e saj në një intervistë për Albeu.com, planet për të ardhmen, sukseset që arriti në olimpiadat e matematikës në Shqipëri si edhe studimet e këtushme në kolegjin “Turgut Ozal” dhe universitetin “Epoka”.
Intervista
Çfarë do të thotë të jesh një ndër 24 studentët më të mirë në botë që pranohen në Universitetin MIT, i renditur si Universiteti numër 1 në botë?
Do të thotë të prekësh ëndrrën. Emocion i papërshkrueshëm, një vlerësim i jashtëzakomshëm, një ndjesi gati-gati e pabesueshme.
Sado i madh të ishte besimi në vetvete mbështetur në rezultatet e arritura ndër vite, shanset reale ishin shumë të pakta dhe nuk mjaftonin për të krijuar siguri që mund të jesh një nga 24 studentët që pranohen për të vazhduar studimet në universitetin më të mirë në botë, ndër mijëra aplikantë nga e gjithë bota. Ndiej që çdo përpjekje dhe çdo vështirësi më është shpërblyer maksimalisht.
Ju jeni shpallur si maturantja më e mirë në Shqipëri dhe keni fituar 10 degë nga të dhjetë preferencat e aplikuara, cili është sekreti i suksesit tuaj?
Krahas talentit dhe përpjekjeve të vazhdueshme për të arritur rezultate sa më të larta përgjatë gjithë viteve të studimit, ka qenë puna e vazhdueshme dhe sistematike ajo që e ka kurorëzuar me sukses çdonjërin prej viteve, që nga shkolla 9-vjeçare e deri në vitin e fundit të gjimnazit.
Në Shqipëri ka me qindra maturantë dhe studentë të shkëlqyer, që bëjnë sakrifica maksimale për të arritur më të mirën, për të patur një formim sa më cilësor, secili prej tyre mund të ishte në vendin tim.
Janë ata dhe familjet e tyre që sakrifikojnë gjithçka për edukimin cilësor të tyre ndërsa mbështetja e shtetit dhe strukturave që merren me arsimin lë shumë për të dëshiruar.
Përse zgjodhët degën “Inxhinieri Elektronike dhe Komunikim Digjital” ndër 10 degët e fituara?
Që e vogël kam qenë e apasionuar pas teknologjisë dhe lojërave elektronike. Me kalimin e viteve kurioziteti për të kuptuar më me hollësi si funksionojnë pajisje të ndryshme elektronike apo shpikje nga më të fundit rritej çdo ditë e më shumë.
Unë jam rritur me matematikën dhe fizikën, ato janë pasioni im. Lidhja ime shkencat ekzakte ndoshta më lidhi me Elektronikën më shumë sesa me fusha të tjera. Elektronika është e sotmja dhe e armdhja.
Tregu premtues që ofron profesioni i inxhinierit elektronik, që në këtë degë është i ndërthurur edhe me mundësinë e aplikimit të teknologjive moderne, komunikimint dhe sisteme të tjera teknike që transferojnë informacione, ishin faktorë të tjerë që më shtynë të bëja këtë zgjedhje.
Sa ka ndikuar familja dhe shoqëria në zgjedhjen tënde mbi degën dhe a mendoni se keni bërë zgjedhjen e duhur?
Në të vërtetë u jam më tepër se mirënjohëse prindërve të mi që kanë qenë një model perfekt për t’u ndjekur dhe që më kanë qëndruar pranë gjatë hapave më të rëndësishëm të formimit tim intelektual.
Por, për sa i përket zgjedhjes së degës, ata thjesht më kanë dhënë këshilla me shumë vlerë, duke u përpjekur të mos më imponojnë në asnjë formë mendimin e tyre.
Të njëjtën gjë mund të them edhe për shoqërinë. Të gjithë e kanë respektuar zgjedhjen time dhe, si prindërit, ashtu edhe shoqëria, më kanë forcuar besimin se zgjedhja që kam bërë ishte e duhura.
A e konsideron veten një gjeni? Duke marrë parasysh që në 13 vite shkollë keni marrë vetëm notën 10-të.
Nuk do ta quaja. Synimet e mia për të qenë sa më e suksesshme kanë qenë të qarta që në moshë të vogël.
Gjithmonë jam përpjekur të mësoj shumë për të marrë maksimumin në një lëndë, në një provim apo në një projekt apo të arrija një nga vendet e para në një konkurs. Megjithatë, nuk mendoj që këto janë të mjaftueshme për ta quajtur veten gjeni.
Siç e përmenda edhe më parë, është puna sistematike burimi i të gjitha dhjetave gjatë këtyre viteve. Duhet ta theksoj, gjithashtu, që asnjëherë nuk duhet të kënaqemi me aq sa arrijmë.
Është e rëndësishme që mos të rreshtim së kërkuari nga vetja, duke dalë ndonjëherë edhe përtej kufijve që mendojmë se jemi të aftë të arrijmë.
Si lindi dëshira për të vazhduar studimet e larta në SHBA? Ishte kjo një ëndërr apo lindi gjatë studimeve tek Universiteti “Epoka”?
Synimin për të studiuar në një nga universitetet më të mira në botë e ka çdo maturant apo student. Investimi më me vlerë për të nesërmen është formimi sa më cilësor dhe ky formim arrihet duke u shkolluar në universitete sa më cilësore.
Ashtu si një pjesë e mirë e studentëve, edhe unë, duke patur këtë ëndërr, si dhe duke patur si referencë rezultatet e arritura, iu përkushtova maksimalisht aplikimeve, pavarësisht ngarkesës në universitetit në të cilin sapo i kisha filluar studimet.
Përveç rezultateve të larta, ju keni marrë pjesë në shumë olimpiada kombëtare e ndërkombëtare ku jeni kurorëzuar me çmime të ndryshme. Kush ka qënë shtysa apo përkrahja më e madhe gjatë këtyre konkurseve.
Që kur kam qenë shumë e vogël, babi më ka ushqyer me pasionin për matematikën. Me fillimin e shkollës dhe vit pas viti, kam patur dëshirë të jem një hap përpara programeve mësimore, sidomos në lëndën e matematikës.
Kjo ka qenë edhe arsyeja pse, që në klasën e pestë e në vijim u bëra edhe pjesëmarrëse e olimpiadave kombëtare dhe ndërkombëtare në lëndë të ndryshme si matematikë, fizikë etj. Çmimet e fituara u bënë një motiv dhe një shtysë akoma më e madhe për të vazhduar në këtë drejtim.
Përkrahja e vazhdueshme nga familja, mësuesit dhe profesorët kanë qenë një faktor shumë i rëndësishëm në arritjën e rezultateve në këto olimpiada.
Ku e shihni veten pas studimeve? Do të ktheheni në Shqipëri pas studimeve për të punuar?
Vështirë t`i përgjigjem që sot prerë me Po ose me Jo kësaj pyetjeje. Dëshira për t’u kthyer në vendin tim, për të ushtruar profesionin e fituar pranë një universiteti kaq prestigjioz pikërisht në “Tokën e premtuar” dhe gjithashtu për të qenë pranë familjes, me shpresën se, deri atëherë, shumë gjëra do kenë ndryshuar për mirë, sidomos për sa i përket punësimit, është e madhe, sigurisht. Në këto momente po jetoj emocionet dhe kënaqësitë që më jep arritja e këtij suksesi.
Objektivi im më i afërt është të studioj fort për të mundësuar një formim profesional e akademik sa më të mirë në MIT, në këtë universitet që është ëndërr për mjaft student ekselent në mbarë botën. /Intervistoi: Zamira Kajaçi-Albeu.com/
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...