Pas shtrëngimit të dorës së Trumpit, Macron paralajmëron takim të ashpër me Putinin
Autori: Gazeta inFokus 13:49 | 29 May 2017
Presidenti i ri i Francës, Emmanuel Macron, do të presë sot homologun rus, Vladimir Putin. Takimi do të zhvillohet në Pallatin e Versajës, jashtë Parisit.
Macron, i cili është zgjedhur më 7 maj, tha se “është e domosdoshme të flitet me Rusinë, sepse janë një numër çështjesh ndërkombëtare, të cilat nuk zgjidhen pa dialog të ashpër me të”.
Dy presidentët pritet të diskutojnë për ndërhyrjen e dyshuar të Moskës në zgjedhjet presidenciale në Francë, si dhe për ndërhyrjen ruse në luftërat në Siri dhe Ukrainë.
“Do të jem kërkues në shkëmbimet e mia me Rusinë”, tha Macron të dielën, pas takimit të G7-ës, apo grupit të vendeve më të industrializuara.
G7-ta ra dakord që të shqyrtojë masa të reja kundër Moskës, nëse situata në Ukrainë nuk përmirësohet.
Vendet perëndimore i kanë vënë sanksione Rusisë, pasi, në vitin 2014, ka aneksuar në mënyrë të paligjshme gadishullin ukrainas të Krimesë dhe prej atëherë mbështet separatistët në lindje të Ukrainës.
Në luftën midis tyre dhe forcave qeveritare të Ukrainës janë vrarë mbi 9,000 njerëz.
Macron do të mbajë “qëndrimin e njërit prej liderëve të Evropës së bashkuar”, tha Tatyana Stanovaya, analiste nga Franca në Qendrën ruse për Teknologjitë Politike.
Putin pritet të bëjë përpjekje për të krijuar lidhje të reja me Macronin, pas marrëdhënieve të trazuara me paraardhërsin e liderit francez, Francois Hollande.
Putin ka anuluar një vizitë në tetor, pasi Hollande ka thënë se ai do të bisedonte me të vetëm për Sirinë.
Gjatë fushatës për zgjedhjet presidenciale në Francë, ekipi i Macronit ka akuzuar Rusinë për sulme kibernetike dhe përpjekje për dezinformata. Ekipi i tij ka refuzuar të akreditojë mediat ruse Sputnik dhe RT.
Është thënë se Moska ka favorizuar rivalen e Macronit, Marine Le Pen, për presidente të Francës. Le Pen ka qenë kandidate e ekstremit të djathtë.
Moska, megjithatë, i ka hedhur poshtë akuzat për ndërhyrje në zgjedhjet në Francë.
Në ndërkohë, grupi për të drejtat e njeriut Human Rights Ëatch i ka bërë thirrje Macronit që të ngrejë çështjen e të drejtave humane me Putinin, i cili akuzohet për shtypje të disidentëve.
“Nuk mund të ketë moment më të rëndësishëm për liderin francez që të flasë fuqishëm për nevojën që partneri rus të angazhohet për liritë dhe të drejtat e njeriut”, tha Benedicte Jeannerod, drejtore për Francën në organizatën Human Rights Ëatch.
Aleksei Pushkov, ligjvënës rus, shfaqi shpresën për, siç tha, “qasje pragmatike” nga Macron. /REL
Të tjera
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...
-
Takohen gruaja më e shkurtër dhe ajo më e gjatë në botë, fjalët që thanë për njëra-tjetrën pas takimit
Jyoti Amge dhe Rumeysa Gelgi, janë pjesë e librit të rekordeve “Guiness”. E p...
-
Moti i keq, Policia thirrje vozitësve: Kujdes, ka aksidente nëpër rrugë të vendit dhe autostrada
Orëve të fundit mbi vendin tonë kanë vazhduar të reshura të shiut të shoqërua...
-
“Përgaditu se unë jom karatist”- Momenti kur moderatori shpërthen në të qeshura, pasi Jahja Koka ia thotë këtë gjë
“Përgaditu se unë jom karatist”, ishte një nga fjalitë dhe momentet që bëri m...
-
LAJMI I FUNDIT/ Vetura godet për vdẹkje një këmbësor në Krushë të Madhe
Një këmbësor është goditur nga një automjet në fshatin Krushë e Madhe, më sak...
-
Peci ngriti kallëzim penal ndaj tij, reagon Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së: I ka kapë panika
Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së, Paris Guri, ka dalë me një reagim pas...
-
Moti i keq në vend, KESCO del me njoftim për ndërprerjet e rrymës
KESCO përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se për shkak të kushteve atmos...