PDK-AAK-NISMA

Hoxhaj në Therandë, zyrtarizon 300 aderime të reja

Autori: Gazeta inFokus 21:29 | 28 May 2017

Zëvendëskryetari i PDK’së, Enver Hoxhaj ka përmbyllur javën sot në Therandë, ku ka zyrtarizuar 300 anëtarë të rinj të cilët kanë vendosur t’i bashkohen Partisë Demokratike.

Gjatë takimit, Hoxhaj ka thënë se rinia duhet t’i besojë politikës si mjet për ta përmirësuar jetën dhe mirëqenien e qytetarëve dhe për ta siguruar të ardhmen e vendit. Sipas Hoxhajt, aderimi i këtyre të rinjve ka të bëjë me ndryshimin për të mirë të gjendjes në Kosovë.

Ai ka thënë se PDK’ja është forca e të mirës dhe e ndryshimit për Kosovën.

-Advertisement-

“Rinia duhet t’i besojë politikës, e cila nuk është vetëm betejë për pushtet apo prestigj, por asaj që është një mjet për ta përmirësuar jetën e qytetarëve, mirëqenien ekonomike dhe për të ofruar të ardhme të sigurt për vendin. Prandaj, edhe aderimi juaj sot në PDK, si dhe pjesëmarrja në politikë ka të bëjë me atë se si mund ta ndryshojmë gjendjen për të mirë në Kosovë dhe PDK është forca është forca e të mirës dhe e ndryshimit”, ka deklaruar Hoxhaj.

Zëvendëskryetari i PDK’së u shpreh se askush nuk mund ta ndryshojë fatin si individ i vetëm, por ndryshimi ndodh përmes bashkimit dhe veprimit politik si për jetën individuale ashtu edhe për jetën e përbashkët, kolektive.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera