Lajme

Instituti IFIMES, fuqitë botërore kanë vendosur: Shkon Thaçi, vjen Kurti?

Autori: Gazeta inFokus 15:22 | 28 May 2017

Instituti Ndërkombëtar për Studime të Lindjes së Afërt dhe Ballkanit (IFIMES) nga Lubjana, në prag të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, ka vlerësuar se “ekziston plani i vendeve udhëheqëse në botë që nga skena politike në Kosovë të eliminojnë shumicën e liderëve të tashëm, ndër ta edhe presidentin aktual Hashim Thaçi”.

Në analizën “Kosova: Paralajmërimi ndryshimeve tektonike në skenën politike”, IFIMES, përkujton se ende nuk është funksionalizuar Gjykata Speciale, edhe pse Kuvendi i Kosovës në prill të vitit 2014 ka miratuar Ligjin për ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare në mes Kosovës dhe EULEX-it, sipas së cilës parashihet formimi i Gjykatës dhe Prokurorisë Speciale.

“Pa zbardhjen të vërtetës nuk do të ketë vendosje të rendit dhe pajtim në Kosovë. Pas nënshrkimit të Marrëveshjes së Brukselit, plani i vendeve udhëheqëse botërore është që  nga skena politike në Kosovë të eliminojnë shumicën e liderëve të tanishëm, ndër ta edhe presidentin aktual Hashim Thaçi”, thuhet në analizën e Institutit në Lubjanë.

-Advertisement-

Në analizën, të cilën e ka publikuar portali “Mondo” duke cituar Tanjugun,  thuhet se “për shkak të gjendjes katastrofike në gjyqësorin e Kosovës është e pamundur të procesohen kryerësit e krimeve të luftës dhe bartësit e krimit të organizuar dhe korrupsionit”

“Foleja e krimit në Kosovë është në Agjencinë e Privatizimit, në sektorin e tenderëve, në kompanitë publike, kontrollin e doganave. Kriminaliteti ekonomik i ka rrënjët qysh nga qeveria në ekzil”, vlerëson IFIMES, transmeton Telegrafi.

Analiza përkujton se në zgjedhjet e fundit parlamentare në vitin 2014, Thaçi kishte premtuar 200 mijë vende të reja pune, kurse Isa Mustafa 120 mijë, “por në vend të vendeve të reja të punës ndodhi vala masive e eksodit nga Kosova për në vendet e Evropës Perëndimore”.

“Qeveria aktuale në katër vitet e fundit nuk arriti të zgjidh asnjë nga çështjet kryesore për Kosovën, kurse kishte hapur tri çështje kyçe për përparimi të Kosovës: ratifikimi i Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, Formimi i Asociacionit të Komunave Serbe dhe formimi i Ushtrisë së Kosovës”, thuhet në analizë.

IFIMES vlerëson se “autoritetet udhëheqëse kanë arritur sukses të papërfillshëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”.

“Sipas vlerësimeve të analistëve, Kosova praqet një parajsë të llojit të vet për kriminelët për shkak të funksionimit të dobët të institucioneve dhe lidhjeve të fuqishme të strukturave politike dhe kriminale. Është ilustruar rasti i Naser Kelmendit, ndaj të cilit po udhëhiqet një proces gjyqësor në Prishtinë, për shkak të akuzave për vrasje. Përndryshe Kelmendi është njëri nga dilerët kryesor të drogës në Evropë, i cili për shkak të kësaj ndodhet në listën e zeze amerikane”, thotë Instituti IFIMES, transmeton Telegrafi.

Lidhur me formimin e koalicioneve parazgjedhore në Kosovë, IFIMES thotë se sipas hulumtimit të opinionit publik, beteja politike do të zhvillohet në mes Lëvizjes vetëvendosje dhe koalicioneve të mbledhura nga LDK dhe PDK.

“Votuesit e papërcaktuar janë të mendimit se duhet të dënohet pushteti aktual (PDK-LDK) gjë që do të mund të sillte tek çrregullimet tektonike në skenën politike dhe ardhjen në pushtet të Vetëvendosjes dhe liderit të saj jo formal Albin Kurtit… Një situatë e tillë do të mund të sillte edhe deri te eliminimi i plotë i Presidentit Thaçi, i cili për këtë shkak edhe ka hyrë në koalicion me Ramush Haradinajn (AALK) dhe Fatmir Limajn (NISMA), kundërshtarët e tij 00më të zemëruar politikë, në mënyrë që të shpëtojë atë që do të mund të shpëtohej dhe me këtë të tregojë se të vetmin qëllim e ka mbetjen në pushtet”, vlerëson instituti.

“Për këtë shkak nuk duhet të befasojë suksesi i ardhshëm i Vetëvendosjes”, thotë IFIMES, duke shtuar se gjithashtu nuk duhet të befasojë as mundësia që një ditë dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit ta përmbyllin Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera