LDK-AKR-ALRTERNATIVE

Hoti: Lehonia 12 muaj me pagesë, për gratë të cilat nuk punojnë 50% e pagës minimale

Autori: Gazeta inFokus 11:09 | 28 May 2017

Kandidati për kryeministër nga LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, gjatë një Konference për barazinë gjinore që u mbajt të dielën në Prishtinë, ka thënë se gjatë mandatit të ri qeverisës do të krijojnë legjislacioni që mundëson pushimin e lehonisë 12 muaj me pagesë, ndërsa gratë që nuk janë të punësuara, do të marrim gjatë një viti 50% të pagës minimale në Kosovë.

“Në fushën e mirëqenies sociale gratë do të kenë përkujdesje të plotë shëndetësor. Për gratë lehona, të cilat janë të punësuara, do të marrin 12 muaj pushim të lindjes, me pagesë. Ato të cilat nuk janë të punësuara, do të marrin 50% të pagës minimale për 12 muaj. Do të kujdesemi për trajtim adekuat të viktimave të dhunës, përmes qeverive lokale dhe organizatave jo-qeveritare të certifikuara për këtë qëllim”, ka thënë Hoti.
Hoti ka thënë se përkujdesja sociale për gratë është njëra nga katër shtyllat kryesore të programit tonë qeverisës.

“Programi ynë për fuqizimin e grave dhe vajzave mbështetet në katër shtylla kryesore: Fuqizimi i grave me ligj; Mbështetja e grave përmes arsimit; Mbështetja në shëndetësi dhe mbrojtja sociale dhe Mbështetja e grave në ekonomi”, ka thënë Hoti.

-Advertisement-

Ai ka thënë se nëpërmes Fondit për Zhvillim që do të krijohet gjatë mandatit të ri qeverisës do të subvencionohen të gjitha bizneset e grave pa asnjë përjashtim.

Sa i përket fushës së ekonomisë Hoti ka thënë se në bujqësi, gratë do të kenë kuotë të veçantë për subvencione dhe grante.

“Gratë që vetëpunësohen në ofrimin e shërbimeve apo produkteve nga shtëpia, do të mbështeten me grante për pajisje dhe makineri për biznesin e tyre. Gratë që janë kryefamiljare, do të kenë mbështetje të veçantë në të gjitha skemat e mbështetjes. Në kuadër të Fondit për Zhvillim, do të mbështeten bizneset e grave në veçanti”, ka thënë kandidati për kryeministër.

Hoti ka thënë se do të zbatojmë me përpikëri Ligjin për barazi gjinore dhe ligjet e tjera që përkrahin, mbrojnë dhe fuqizojnë rolin e grave në shoqërinë tonë. “Do garantojmë përfaqësim të plotë dhe të barabartë të grave në institucione qendrore dhe lokale, në agjenci, në diplomaci dhe në institucione të tjera”, ka thënë ai.

Sa i përket fushës së arsimit, Hoti ka thënë se do të sigurojmë pjesëmarrje të barabartë të femrave në arsimin e mesëm dhe të lartë, përmes bursave, sidomos në profilet më deficitare për femra.

Kryetarja e Forumit të Gruas të LDK-së, Lirije Kajtazi ka thënë se gjatë mandatit të tij si ministër i Financave, Hoti ka treguar përkujdesje të madhe për iniciativat dhe projektet e grave. Ajo ka shfaqur shpresën se gjatë mandatit të ri qeverisës, zëri i grave do të dëgjohet më shumë dhe hapësirat në procesin e vendimmarrjes do të jenë edhe më të mëdha.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera