Lajme

Një banore i kërkon Shpend Ahmetit t’i largojë pengesat e vendosura në rrugë (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 16:40 | 27 May 2017

Një banore e lagjes “Mati 1” ka kërkuar nga komuna e Prishtinës që t’i largojë disa pengesa të cilat i ka vendosur dikush pa lejen e komunës, në rrugën “Uran Ajeti” në lagjen Mati 1.

Si pasojë e këtyre pengesave rruga tashmë është ngushtuar dhe nuk ka hapësirë të mjaftueshme për veturat.

“Kjo rrugë është në lagjen Mati 1, dhe ne si banorë çdo ditë jemi të rrezikuar me makinat tona nga mos-hapësira e mjaftueshme që kojshitë e kanë krijuar”, ka thënë kjo banore.

-Advertisement-

Tutje ajo ka shpjeguar se pengesat janë vendosur nga dikush prej banorëve të lagjes dhe jo nga komuna. Prandaj ka kërkuar ndihmën e komunes per t’i larguar.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera