Lajme

Në politikë, për çkapjen e shtetit

Autori: Gazeta inFokus 08:46 | 27 May 2017

Me caktimin e datës për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në vend në partitë politike kanë aderuar personalitete të fushave të ndryshme. Një pjesë e mirë e tyre vjen nga mediet dhe shoqëria secili, shkruan sot, gazeta Zeri.

Megjithatë, secili prej të aderuarve, e që është edhe pjesë e listës për deputet të Kuvendit të Kosovës, i ka hyrë kësaj gare me një synim. Që të zgjidhen si përfaqësues të popullit në Kuvend, prej nga do të synojnë që t’i iniciojnë ndryshimet pozitive në vend.

Abdixhiku: Posti ministror nuk është në agjendën time

-Advertisement-

Lumir Abdixhiku, i cili ditë më parë iu bashkua Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë për gazetën “Zëri” se subjekti politik të cilit i është bashkuar tani është para një kthese reformuese dhe se, sipas tij, këtë kthesë reformuese do ta projektojë edhe në gjithë Kosovën. Ai ka thënë se e gjithë fushata e LDK-së është e bazuar në ide konkrete.

“LDK-ja është para një kthese reformuese dhe këtë kthesë reformuese do ta projektojë edhe në të gjithë Kosovën. Prandaj e gjithë fushata jonë është e bazuar në ide konkrete, të matshme e të prekshme për qytetarët. Ne u ofrojmë në paketën tonë programore, ide sesi t’i zgjidhim problemet e punësimit, si të ofrojmë spitale më të mira, si të ofrojmë sistem arsimor më cilësor e si ta bëjmë një shtet të barabartë për të gjithë. Ne besojmë se secila pikënisje për ndërtim ka për bazë çkapjen e shtetit. Nga aty do të flasim për projekte kapitale që krijojnë punë e tërheqin investime, për ambient ekonomik që stimulon iniciativën private, bizneset inovative e prodhimin vendas”, ka deklaruar Abdixhiku

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera