LDK-AKR-ALRTERNATIVE

Të rinjtë takojnë kandidatët e AKR-së për deputetë

Autori: Gazeta inFokus 21:05 | 26 May 2017

 

Në një takim me të rinj, të organizuar nga Forumi Rinor i Aleancës Kosova e Re, Presidenti Behgjet Pacolli para tyre ka prezantuar kandidatët e AKR-së për deputetë.

Ai fillimisht iu uroi mirëseardhje të rinjve, duke i përshëndetur të gjithë ata që vazhduan të besojnë në vizionin e AKR-së.  Në këtë takim, të rinjtë u njoftuan për së afërmi me kandidatët e AKR-së për deputetë në Kuvendin e Kosovës. Ata, një nga një i prezantoi i pari i AKR-së Behgjet Pacolli.

-Advertisement-

Ai tha se kandidatët e Aleancës Kosova e Re janë njerëzit e duhur që do t’i përfaqësojnë qytetarët denjësisht.  Pacolli shtoi se AKR ka 22 kandidatë, ndërsa përfaqësimi i rinisë është i dukshëm. “Jam i bindur se AKR-ja do të krenohet me mandatin e përfaqësueseve të saj”, ka thënë ai.

Edhe nënkryetarja e AKR-së Albena Reshitaj , në fjalën e saj përshëndetëse, u zotua se do të jetë zëri i rinisë në parlamentin e Kosovës. Ndërsa me një fjalë rasti të rinjtë i ka përshëndetur edhe Kryetari i Mitrovicës nga radhët e AKR-së, njëherit nënkryetar i AKR-së, Agim Bahtiri, i cili tha se AKR do të bëjë ndryshimin më të madh pozitiv në Kosovë.

“AKR garanton një ardhmëri më të mirë për qytetarët e këtij vendi, ne jemi ata që mund ta bëjmë këtë, sepse kemi treguar sukses edhe në të kaluarën. Ju e dini mirë se kush është Behgjet Pacolli. Në këtë shtet të varfër, ne kemi dikë si ai dhe nuk ka dyshim se Behgjet Pacolli duhet të jetë në krye të vendit”, ka thënë Bahtiri ndër të tjera.

Takimi më pas ka vazhduar me bashkëbisedim mes të rinjve dhe kandidatëve të Aleancës Kosova e Re për deputetë në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera