Lajme

Thaçi: Muaji i shenjtë i Ramazanit, periudhë kur reflektojmë mbi humanizmin

Autori: Gazeta inFokus 20:05 | 26 May 2017

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, ka thënë se ky muaj është një periudhë kur reflektohet mbi humanizmin dhe u shtrihet dora të varfërve.

Urimi i Presidentit Thaçi:

Muaji i shenjtë i Ramazanit është një periudhë kur reflektojmë mbi humanizmin, kur ua shtrijmë dorën të varfërve, kur përçojmë mesazhet për paqe dhe solidaritet, duke fisnikëruar shoqërinë tonë.

-Advertisement-

 Të gjithë pjesëtarëve të komunitetit mysliman, urime të përzemërta për muajin e shenjtë të Ramazanit. Ju uroj agjërim të lehtë e të pranuar. HTH

27 maji është dita e parë e këtij muaji të mirëpritur nga besimtarët myslimanë, të cilët agjërojnë për 30 ditë ditë bazuar në vëzhgimet pamore të hënës së re dhe sipas llogarive të shumëta të hartuara në hadithe.

Sipas fesë islame, çdo besimtar mysliman, është i detyruar të agjërojë për 30 ditë me radhë, në shenjë solidariteti me të varfrit, si dhe të ndajë ushqimin gjatë këtij muaji me nevojtarët.

Agjërimi nuk është thjesht të mbeturit pa ngrënë. Do të ishte shumë e gabuar nëse e vlerësojmë agjërimin vetëm në këtë aspekt. Shprehja “që të mbroheni” që ndodhet në fund të ajetit të Kur’anit ku thuhet se agjërimi është obligim (farz) flet për domethënien e agjërimit

Në fund të ramazanit vjen Fitër Bajrami me 25 qershor, apo festa e prishjes së agjërimit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera