Lajme

“Djelem djelem”, Olivera e Bekim Fehmiut këndon këngën në Kanë (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 15:27 | 26 May 2017

Këngën dikur e këndonte në filmin “Mledhësit e Puplave”, këngëtarja dhe aktorja serbe Olivera Katarina. Në film ajo luante krahas aktorit shqiptar Bekim Fehmiu.

“Djelem Djelem” është ndër këngët më ikonike të komunitetit rom kudo nëpër botë. Kënga e tregon lumturinë e gëzimin e këtij komuniteti, njëkohësisht revoltën dhe vuajtjen e tij ndër vite, racizmin me të cilin përballet çdo ditë.

Këngën dikur e këndonte në filmin “Mledhësit e Puplave”, këngëtarja dhe aktorja serbe Olivera Katarina. Në film ajo luante krahas aktorit shqiptar Bekim Fehmiu, shkruan KultPlus.

-Advertisement-

Filmi, pas 50-të vitesh jetë u rikthye mbrëmë në Festivalin e Filmit në Kanë. Olivera madje gjeti kohë që këngën ta këndonte për fansat e saj në Kanë, në Festivalin e Filmit i cili si gjithmonë zgjon interesim të madh tek publiku në mbarë botën.

“Bekim, a po më dëgjon, a po me lexon. Po këndoj për Serbinë, për shpirtin, për kolegët e mi, për kujtimet” ka shkruar ajo në Instagram derisa ka postuar edhe incizimin ku shihet duke e sjellë këngën që shërben si kolonë zanore e filmit i cili ishte legjendë e kohës së tij. / KultPlus.com

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera