Lajme

Veseli: Të rinjtë janë boshti i Fillimit të Ri

Autori: Gazeta inFokus 14:24 | 26 May 2017

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, u ka kërkuar të rinjve në Prizren që më 11 qershor të zgjedhin lidershipin që ka guxim në vendimmarrje, që punon për Kosovën dhe i jep kuptim lirisë së fituar me mund e gjak.

Në një bashkëbisedim me qindra të rinj prizrenas, kreu i partisë me të madhe në vend, u tha atyre se të gjithë kanë një ëndërr, Kosova të jetë një shtet sovran, i fuqishëm ekonomikisht, në mënyrë që dinjitetshëm të jetojnë dhe ta krijojnë perspektivën për të ardhmen e tyre dhe familjeve që do të krijojnë.

Sipas Veselit, vetëm duke u bashkuar mund ta bëjnë Kosovën një vend ku secili i ri do ta plotësoj ëndrrën e tij dhe të familjes së tij.

-Advertisement-

“Po, kush mund t’iu ndalë ju që ta bëni këtë, kush mund të na ndalë neve bashkërisht që të ecim përpara me konceptin e Fillimit të Ri. Në vitin 1998-99 ishin të rinjtë e të rejat po si ju më të ri e pak më të moshuar, të cilët i treguan fuqisë më të madhe ushtarake se ky vend, kjo tokë është e shqiptarëve dhe këtu është thyer Serbia duke iu falënderuar rinisë sonë të mrekullueshme. Pse sot nuk mund ta bëjmë ne Kosovën tonë të zhvilluar ekonomikisht, vend sovran, pse të merremi me njëri tjetrin për gjëra që i kemi tejkaluar, për gjëra siç është flamuri ynë kombëtar. Të gjithë jemi shqiptarë dhe kemi një flamur kombëtar i cili është flamur i shqiptarëve, i kombit tonë. Por në të njëjtën kohë e kemi edhe një flamur të shtetit që duhet ta fuqizojmë dhe mbrojmë anë e kënd rruzullit tokësor, sepse kemi dhënë shumë gjak për këtë shtet që sot të jemi të lirë dhe të pavarur”, tha Veseli.

Kreu i PDK-së shtoi se ajo që mund ta bëjnë më së miri është t’i japin kuptimësi shtetit dhe kësaj lirie, sepse Fillimi i Ri ka kuptim vetëm me të rinjtë dhe për të rinjtë.

“Nëse ka kuptim Fillimi i Ri, ka vetëm me ju dhe për ju. Ne jemi vend i lirë dhe i pavarur dhe do të ecim në drejtim të perëndimit sepse Kosova është perëndimore dhe do të mbetet përjetë perëndimore ashtu siç është edhe populli ynë. Por ajo që duhet t’i japim kësaj shoqërie kuptim është zhvillimi ekonomik. Orientimi i Fillimit të Ri dhe orientimi ynë i përbashkët, edhe i juaji duhet të jetë fuqizimi i ndërmarrësisë”, theksoi kreu i PDK-së.

Në këtë bashkëbisedim, Veseli ka ndarë edhe certifikata për disa të rinj që kanë kryer trajnimin për lidership, e po ashtu edhe libreza për shumë të rinj që aderuan në PDK.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera