Hoti prezanton fondin 15 milionë euro të Bankës Botërore
Autori: Gazeta inFokus 14:04 | 26 May 2017
Gjatë një vizite që ka zhvilluar në Fabrikën e prodhimit farmaceutik Trepharm në Fushë Kosovë, kandidati për kryeministër nga LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, ka thënë se politikat fiskale të miratuara nga Qeveria kanë dhënë efekte në zhvillimin e sektorit privat.
“Më vjen mirë për depërtimin tuaj në tregjet ndërkombëtare, jo vetëm në Evropë por edhe në vende tjera. Jam shumë i kënaqur me performancën që keni arritur deri më tash”, ka thënë Hoti për Trepharm, duke shtuar se pakoja e fiskale 2, e cila do të hyjë në fuqi sa po të krijohet qeveria e re, do të krijojë kushte edhe më të favorshme për prodhimin vendor.
Ai ka garantuar se prodhuesit vendor farmaceutik do të kenë mbështetjen që furnizimi i institucioneve shëndetësore me barna të jetë në nivelin e duhur. “Do ta kemi prioritet zhvillimin prodhimit vendor me politikat fiskale që i kemi ndërtuar. Tash me pakon e dytë jemi afër ti identifikojmë të gjitha çështjet që ju i keni listu me kujdes dhe i keni sugjeruar”, ka thënë Hoti.
Sipas një komunikate të LDK-së, Hoti ka prezantuar edhe fondin prej 15 milionë euro të Bankës Botërore, i cili i dedikohet forcimit të prodhimit vendor dhe të cilin e ka negociuar ai në cilësinë e Ministrit të Financave.
Ai ka thënë se ky fond, së bashku me pakon fiskale 2, e cila parasheh lirime doganore për lëndën e parë dhe favore tjera, do të jetë nxitëse e fuqishme e prodhimit vendor dhe uljen e varshmërisë së tregut nga importet
Të tjera
-
Mehaj: Kërcënimet dhe deklaratat e Vuçiqit apo çfarëdo Viqi, s’meritojnë vëmendjen tonë
Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se kërcënimet dhe deklaratat ...
-
Mijëra migrantë me azil të refuzuar morën para për të lëshuar Gjermaninë
Mijëra persona, përfshirë ata që u është refuzuar kërkesa për azil, apo ata q...
-
Fahrije Hoti “përgënjeshtron” Faton Pecin, ky është reagimi i saj
Kooperativa Bujqësore “Krusha” që drejtohet nga Fahrije Hoti ka bërë një reag...
-
Kryetari i Listës Serbe ka një paralajmërim për zgjedhjet e 9 shkurtit
Kreu i Listës Serbe, Zlatan Elek, ka thënë se partia që drejton do të marrë p...
-
Gjendet pa shenja jete një 61 vjeçar në Shtërpcë
Një burrë i moshës 61 vjeçare është gjetur i vdekur sot në mëngjes në fshatin...
-
Ndërron jetë gruaja që u vetaksidentua në Suharekë
Një grua ka vdekur pasditen e djeshme si pasojë e një vetaksidenti që ndodhi ...
-
Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë: Një rikujtim i zymtë i “dështimit kolektiv”
Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, mesditën e 18 nëntorit në Tiranë, tronditi ...
-
“Retorika serbe” – Daut Haradinaj thotë se Kosova bashkë me aleatët është më e përgatitur se në 98-99
Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se retorika luftënxitë...
-
Vladimir Putin ka një paralajmërim për Ukrainën: Do t’i përdorim raketat eksperimentale
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është zotuar se do të nisë më shumë sulm...
-
Halil Matoshi: Presidentja e pranoi se Kurti na ka prishë me SHBA-n, do të thotë opinionistat nuk gënjyen
Analisti politik dhe publicisti, Halil Matoshi, ka komentuar fjalimin e presi...
-
Fotografia e Xhemail Mustafës pranë asaj të Enver Malokut, ish-deputetja: U bashkuan sërish!
Ish-deputetja e LDK-së, Doruntinë Maloku, ka njoftuar për mbledhjen e sotme n...
-
Haki Abazi: Zhgënjimi i njerëzve është shumë i madh, edhe vet besova tek 51%
Haki Abazi: Besova tek 51 %, por këto 4 vite kemi shënuar regres, zhgënjimi i...